GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbrojtja Civile: 27 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 5 ende aktive

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbrojtja Civile: 27 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 5 ende aktive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri në vend, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 371 forca operacionale dhe 42 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve janë vënë edhe 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, një autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Cikallesh të Kavajës vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, ndërsa situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Dajt dhe Priskë të Madhe situata po monitorohet dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është nën kontroll. Po ashtu, nën kontroll është vendosur edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal.

Në Abaze të Krujës, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Ndërsa në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja po vijon edhe nga ajri me helikopter të Forcës Ajrore.

Në Vilëz të Kurbinit zjarri vijon të jetë aktiv. Ndërhyrja e dy helikopterëve të Forcave të Armatosura gjatë ditës së djeshme ka frenuar përhapjen e flakëve dhe ka shmangur rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera, ndër to në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik.

AKMC dhe strukturat e mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe zonave të banuara.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1zjarret

Lajme të lidhura

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve, shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda
Breaking Views

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve, shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

13:00 - 10/08/26
Vazhdon zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e flakëve
Aktualitet

Vazhdon zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e flakëve

12:30 - 10/08/26
Banorët e Mirakës ngrihen në protestë, kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e Koridorit VIII
Breaking Views

Banorët e Mirakës ngrihen në protestë, kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e Koridorit VIII

12:28 - 10/08/26
Para
Vizitë e rrallë/ Dy arinj shfaqen pranë urës së Karatit, në hyrje të Pukës

Vizitë e rrallë/ Dy arinj shfaqen pranë urës së Karatit, në hyrje të Pukës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve, shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda
Breaking Views

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve, shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

13:00 - 10/08/26

Qeveria planifikon të forcojnë kontrollin teknik periodik dhe inspektimet në rrugë, pasi Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore vëren se “një...

Lexo më shumë
Vazhdon zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e flakëve

Vazhdon zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e flakëve

12:30 - 10/08/26
Banorët e Mirakës ngrihen në protestë, kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e Koridorit VIII

Banorët e Mirakës ngrihen në protestë, kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e Koridorit VIII

12:28 - 10/08/26
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare refuzon të luajë, trajneri i Lekias tregon prapaskenat

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare refuzon të luajë, trajneri i Lekias tregon prapaskenat

11:59 - 10/08/26
Akuzohet se vuri zjarr në Shkozë dhe Lundër, arrestohet i moshuari

Akuzohet se vuri zjarr në Shkozë dhe Lundër, arrestohet i moshuari

11:41 - 10/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com