Qyteti i Vlorës është përfshirë nga një trafik i rënduar automobilistik këtë të hënë, si pasojë e fluksit të madh të automjeteve që kanë dyndur hyrjet dhe akset kryesore të qytetit bregdetar.
Mijëra pushues vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur Rivierën për të kaluar ditët e nxehta të muajit gusht, kanë sjellë një mbingarkesë të ndjeshme në qarkullim, duke shkaktuar vonesa dhe bllokime në lëvizjen e mjeteve. Situata është përkeqësuar më tej nga mungesa e infrastrukturës së mjaftueshme të parkimit, duke bërë që gjetja e një vendi të lirë në zonat më të frekuentuara të qytetit të kthehet në sfidë për drejtuesit e automjeteve.
Autoritetet rrugore parashikojnë që fluksi i lartë i mjeteve dhe vizitorëve të mbetet në nivele të larta edhe gjatë ditëve në vijim, veçanërisht gjatë orëve të pikut të pasdites, duke kërkuar masa më të rrepta menaxhimi nga ana e Policisë Rrugore.
gijotina.com/










Discussion about this post