Një 85-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku jetonte i vetëm.
Sipas informacioneve paraprake, djali i të moshuarit ka njoftuar policinë pasi kishte tentuar disa herë të kontaktonte me të në telefon, por nuk kishte marrë përgjigje.
Pas mbërritjes në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 85-vjeçarin të pajetë.
Nga këqyrjet dhe verifikimet e para dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.










Discussion about this post