GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plumba drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Laç

në Aktualitet, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Plumba drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Laç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se tre të arrestuarit, pas një konflikti verbal për motive të dobëta me kushëririn e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai.

Kushërinjtë kanë qëlluar me armë makinën e të afërmit 38-vjeçar, i cili po lëvizte në rrugën e Patokut. Në pranga janë vënë Gjon Laska dhe Gjon (Alfred Laska), babë e bir, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër që ka qëlluar me armë, Vlash Gjoni. I arrestuar është edhe një tjetër prej kushërinjve, Elvis Laska.

Nga ky rast, nuk pati persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Automjeti i 38-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia po punon për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe gjetjen e armës së zjarrit.

Njoftimi

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas kallëzimit të shtetasit P. L., 38 vjeç, se mesditën e djeshme, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte në rrugën e Patokut, ishte qëlluar me armë zjarri, u mundësuan lokalizimi dhe ndalimi i shtetasve të përfshirë në këtë rast, konkretisht Gj. L., 67 vjeç dhe Gj.(A.) L., 40 vjeç, babë e bir, dhe E. L., 28 vjeç, kushëri i tyre, të gjithë banues në Laç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim djali tjetër i shtetasit Gj. L., shtetasi V. Gj.(L.), 35 vjeç, banues në Laç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pas një konflikti verbal, për motive të dobëta, me kushëririn e tyre, shtetasin P. L., kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai. Nga ky rast, nuk pati shtetas të dëmtuar.

Shtetasi P. L., gjatë largimit nga vendngjarja, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një automjet, me pasojë vetëm dëme materiale. Automjeti i 38-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për kapjen e shtetasit V. Gj.(L.), për gjetjen e armës së zjarrit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, për individualizimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

Etiketa: incidenti me armeLac

Lajme të lidhura

Plagosja në Burgun Fierit e Bajrit dhe e Zotajt, nën hetim 8 efektivë të Policisë
Aktualitet

Plagosja në Burgun Fierit e Bajrit dhe e Zotajt, nën hetim 8 efektivë të Policisë

13:00 - 12/08/26
‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar
Breaking Views

‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar

12:35 - 12/08/26
“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”
Breaking Views

“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”

12:22 - 12/08/26
Para
Beteja me zjarret/ Ministri Nufi: Po përdorim dronët Bayrakatar TB2 për koordinimin në terren

Beteja me zjarret/ Ministri Nufi: Po përdorim dronët Bayrakatar TB2 për koordinimin në terren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Burgun Fierit e Bajrit dhe e Zotajt, nën hetim 8 efektivë të Policisë
Aktualitet

Plagosja në Burgun Fierit e Bajrit dhe e Zotajt, nën hetim 8 efektivë të Policisë

13:00 - 12/08/26

Tetë efektivë të burgut të Fierit janë pezulluar nga detyra, pas përleshjes së regjistruar pak ditë më parë në institucionin...

Lexo më shumë
‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar

‘Serbia e humbi Kosovën’/ Rama reagon ndaj etiketimeve si tradhtar

12:35 - 12/08/26
“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”

“U shkel kontrata për tokat”, protestuesit në Patos-Marinëz përplasen me rojet e “Bankers”

12:22 - 12/08/26
Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

12:13 - 12/08/26
Vonohet pagesa e kompensimit të naftës, operatorët e transportit urban: Do reduktojmë flotën

Vonohet pagesa e kompensimit të naftës, operatorët e transportit urban: Do reduktojmë flotën

12:03 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com