Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin lidhur me dokumentin “Besa”, të përpiluar nga kryeministri Edi Rama për protestuesit që prej dy muajsh qëndrojnë përpara kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se dokumenti “Besa” është realizuar përmes inteligjencës artificiale dhe nuk është hartuar nga njeriu.
Sipas liderit të opozitës, ky material është tërësisht fals dhe përfaqëson atë që ai e quajti “‘Besa’ e të pabesit”, duke iu referuar kreut të qeverisë.
Reagimi i Berishës:
Gjuhëtari digjital!
“Besa” e të pabesit është fallco, me AI
Lexoni mesazhin e gjuhëtarit digjital!
Mirëmbrëma Doktor analizova me kujdes, dokumentin “Besa” që ka shpërndarë KM dhe del shume qarte që është bërë me AI dhe jo nga njeriu.
Shumë fjali fillojnë me “Por”, “Po” dhe “Dhe” që në semantikën e gjuhës shqipe nuk janë të përdorshme, madje gramatikisht konsiderohen gabime.
Ka shumë elementë përmbajtësor që kanë një gjuhë “zyrtare” AI të tipit chatgpt plus, mbasi programi mendon në anglisht edhe pse ti ja kërkon në shqip, kështu që ka për bazë rregullat drejtshkrimore apo semantikore të anglishtes, që nuk janë si të shqipes. Nga i pabesi pritet veçse pabesi dhe mashtrime!










Discussion about this post