GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqiptarët protestojnë për varfërinë, Gonxhja flet për miliona shpenzime: Do investojmë kokëfortësisht për evente

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqiptarët protestojnë për varfërinë, Gonxhja flet për miliona shpenzime: Do investojmë kokëfortësisht për evente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa prej tre muajsh shqiptarët dalin në shesh duke protestuar për ekonominë, çmimet, varfërinë dhe mënyrën se si qeveriset vendi, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duket se ka zgjedhur t’u përgjigjet me një tjetër arsyetim për milionat e shpenzuara për evente.

Në një kohë kur qeveria është përballur me kritika të forta për financimin publik të koncertit të Kanye West në Tiranë, Gonxhja riktheu edhe një herë argumentin se paratë për eventet janë investim për promovimin e Shqipërisë.

Madje, për të justifikuar miliona eurot e shpenzuara për koncertin, ministri solli si shembull një panair në Berlin, duke  deklaruar se Shqipëria shpenzon rreth 3 milionë euro për vetëm tre ditë event dhe 250 metra pavijon.

Pra, sipas logjikës së ministrit, problemi nuk është pse shteti shpenzon miliona euro për evente, por pse shqiptarët u shqetësuan pikërisht për milionat e dhëna për Kanye West.

“S’e kuptoj pse duhej bërë ‘armik i klasave’ Kanye West! Edhe ata që do të donin të vazhdonin me protestën mund të ishin në event, mund të mos e kishin sabotuar një event që ishte për Shqipërinë dhe për ne, për të gjithë vendin tonë. Mund të mos kishim paguar ndoshta atë faturë që paguam, për shkak të këtij anatemimi dhe kësaj lufte donkishoteske me koncertin. Mund të kishim qenë më të zgjuar, më të pjekur dhe mund ta kishim eventin edhe pa e bërë atë harxhim nga ana e shtetit dhe të kishim fituar ato 6 pikë ca milionë euro, t’i kishim në arkën e shtetit, që do përdoren për nevoja që shteti gjatë vitit planifikon dhe rishpërndan”, tha Gonxhja në A2 CNN.

“Ne do investojmë kokëfortësisht te ekonomia e eventeve, sepse është mënyra e promovimit të vendit më e zgjuar e mundshme. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por ne harxhojmë disa miliona euro në vit për të bërë disa panaire jashtë shtetit. Pse qenka normale të harxhojmë bie fjala në Berlin 3 milionë euro për tre ditë event, për 250 metra pavion, dhe pse nuk harxhokemi disa miliona euro për të bërë një megaevent, një gjë globale, ku do vijnë dhjetëra mijëra të huaj të huaj, edhe nga rajoni, do kenë një eksperiencë të veçantë dhe do ketë rekomandime pozitive për ta vizituar prapë”, tha ministri.

Etiketa: Blendi GonxheKryesore1Ministri

Lajme të lidhura

Protestuesi i revoltuar: Rama dha 4.2 mln euro për tallava, por zjarrfikëset janë të kohës së ‘qepës’
Aktualitet

Protestuesi i revoltuar: Rama dha 4.2 mln euro për tallava, por zjarrfikëset janë të kohës së ‘qepës’

20:13 - 16/08/26
Revolta kundër Ramës në ditën e 78-të/ Diaspora masivisht në shesh, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta kundër Ramës në ditën e 78-të/ Diaspora masivisht në shesh, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

19:57 - 16/08/26
“Nga Elbasani në Sarandë, qytetet pronë e krimit”/ Balliu: Siguria publike ka degraduar, Rama ka dështuar
Aktualitet

“Nga Elbasani në Sarandë, qytetet pronë e krimit”/ Balliu: Siguria publike ka degraduar, Rama ka dështuar

19:45 - 16/08/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi i revoltuar: Rama dha 4.2 mln euro për tallava, por zjarrfikëset janë të kohës së ‘qepës’
Aktualitet

Protestuesi i revoltuar: Rama dha 4.2 mln euro për tallava, por zjarrfikëset janë të kohës së ‘qepës’

20:13 - 16/08/26

Një qytetar deklaroi nga protesta e sotme se si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe kreu i PD, Sali Berisha e...

Lexo më shumë
Revolta kundër Ramës në ditën e 78-të/ Diaspora masivisht në shesh, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Revolta kundër Ramës në ditën e 78-të/ Diaspora masivisht në shesh, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

19:57 - 16/08/26
“Nga Elbasani në Sarandë, qytetet pronë e krimit”/ Balliu: Siguria publike ka degraduar, Rama ka dështuar

“Nga Elbasani në Sarandë, qytetet pronë e krimit”/ Balliu: Siguria publike ka degraduar, Rama ka dështuar

19:45 - 16/08/26
Shqiptarët protestojnë për varfërinë, Gonxhja flet për miliona shpenzime: Do investojmë kokëfortësisht për evente

Shqiptarët protestojnë për varfërinë, Gonxhja flet për miliona shpenzime: Do investojmë kokëfortësisht për evente

18:30 - 16/08/26
E rëndë në Vlorë, 69-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

E rëndë në Vlorë, 69-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

18:11 - 16/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com