Qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kanë marrë rrugën përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta dhe duke përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe largimi i qeverisë.
Me mbërritjen përpara Kryeministrisë pritet të mbahen fjalimet e organizatorëve dhe qytetarëve pjesëmarrës, të cilët do të përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë rezistencën dhe marshimet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.










Discussion about this post