GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do t’i dalim zot vendit!” 81 ditë revoltë, shqiptarët mbushin sheshet duke kërkuar dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta ka hyrë në ditën e 81-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet.

Prej 81 ditësh, qytetarët janë mbledhur në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Protesta është identifikuar gjerësisht me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”.

Gjatë kësaj periudhe, tubimet kanë kaluar në forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te protestat e përditshme para institucioneve. Kërkesa kryesore mbetet ajo për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime politike.

Protestuesit vijojnë të dalin në rrugët e Tiranës të shumtë në numër dhe me artikulime të qarta.

Për disa ditë protestave iu bashkua dhe diaspora, duke i dhënë një energjizim këtij tubimi.

Protesta e 80

Gjatë protestës, qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave dhe deklaratave të tyre, duke ngritur shqetësime për ekonominë, emigracionin, pensionet, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve.

Një qytetare, e cila prej 33 vitesh jeton në Itali, tha se kishte ardhur në Shqipëri posaçërisht për protestën. Ajo u ndal te vështirësitë ekonomike të pensionistëve, ku tha se pensionet nuk dalin as për ilaçe.

Një tjetër qytetare nga emigracioni tha se kishte ardhur nga Italia për të protestuar për shqiptarët dhe për ata që janë detyruar të largohen nga vendi.

Mesazhe të forta u përcollën edhe për emigrantët duke u kërkuar atyre të kthehen në Atdhe. Ndërkohë, aktivisti Andi Tepelena i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë dhe kërkoi drejtësi për çështjet që, sipas tij, shqetësojnë qytetarët.

“80 ditë protestë, revoltë. I themi jo këtij sistemi. O SPAK, ku je? Nuk është koha për pushime, është koha të veprosh. Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj”, u shpreh Tepelena.

Ai kërkoi gjithashtu që të bëhet publike se çfarë po ndodh me dosjen Balluku dhe ngriti pikëpyetje për investimet në sektorin e ndërtimit dhe pastrimin e parave.

“Paratë e botës së krimit pastrohen në kulla, ndërtime. Kanë shkuar çmime marramendëse. Ne kemi kërkuar dorëheqjen e Ramës. Nuk ka negociata me Edi Ramën. Duam qeveri teknike, me njerëz të ndershëm që u dhimbset Atdheu. Shtatori po vjen, është muaji i ndryshimit të madh dhe kam bindje që do të jetë varri i regjimit”, deklaroi ai.

Pas mbledhjes para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës.

Etiketa: Kryesore1revolteshqiptarë

Lajme të lidhura

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës
Breaking Views

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Para
Tragjedia në Manzë/ Çifti shuhet në aksidentin fatal, shoferi dhe vajza italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Tragjedia në Manzë/ Çifti shuhet në aksidentin fatal, shoferi dhe vajza italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com