GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I riu shqiptar i dha fund jetës në burg, u gjet i v*rur në varëset e dusheve

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
I riu shqiptar i dha fund jetës në burg, u gjet i v*rur në varëset e dusheve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në burgun Lleida Ponent, në Katalonjë të Spanjës, ku një i burgosur është gjetur i vdekur. Sipas autoriteteve, dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës.

Burime bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një i ri shqiptar nga veriu i Shqipërisë, me inicialet J.B. Identiteti dhe rrethanat e sakta të vdekjes pritet të konfirmohen zyrtarisht.

Sipas sindikatës SICAP-FEPOL, i burgosuri u gjet pa ndjenja, i varur në varëset e zonës së dusheve. Punonjësit e burgut e zbritën menjëherë dhe nisën reanimimin kardiopulmonar, ndërsa më pas mbërritën shërbimet mjekësore të institucionit dhe ekipet e Shërbimit të Emergjencave Mjekësore (SEM), të cilat konfirmuan vdekjen.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, disa të burgosur njoftuan punonjësit e burgut, të cilët aktivizuan menjëherë protokollin e emergjencës. Autoritetet bëjnë të ditur se i burgosuri nuk ishte pjesë e Protokollit për Parandalimin e Vetëvrasjeve.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te shqiptarët e tjerë që vuajnë dënimin në këtë burg. Sipas burimeve nga brenda institucionit, aty ndodhen rreth 50 shtetas shqiptarë, të cilët pretendojnë se përballen me zvarritje të proceseve gjyqësore, probleme me procedurat e dëbimit dhe mungesë informacioni për të drejtat e tyre.

Të dënuarit shprehen gjithashtu të shqetësuar për mungesën e kontaktit me përfaqësitë diplomatike shqiptare në Spanjë, duke kërkuar mbështetje ligjore dhe konsullore.

Ndërkohë, sindikata SICAP-FEPOL ka kritikuar gjendjen e sistemit penitenciar në Katalonjë dhe ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të Çështjeve Penitenciare, Domingo Estepa Camacho, duke denoncuar mungesë personeli, probleme sigurie dhe mangësi serioze në menaxhim.

 

Etiketa: BurgShqiptar

Lajme të lidhura

I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla
Aktualitet

U arrestua dy ditë më parë në aksionin e RENEA-s, Gjykata lë në burg Ylli Zallën

11:42 - 19/08/26
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…
Aktualitet

67-vjeçari nga Fieri bie nga lartësia në Orikum, dërgohet me urgjencë në spital

11:37 - 19/08/26
Tabaku: Pensionet, më pak se gjysma e pagës mesatare
Aktualitet

Tabaku publikon shifrat: Rritje vetëm në letër, si po gënjen qeveria për eksportet nga Shqipëria

11:33 - 19/08/26
Para
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Bushi: Nuk shkojmë thjesht për të marrë pjesë, synojmë një paraqitje dinjitoze

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Bushi: Nuk shkojmë thjesht për të marrë pjesë, synojmë një paraqitje dinjitoze

Discussion about this post

TË FUNDIT

I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla
Aktualitet

U arrestua dy ditë më parë në aksionin e RENEA-s, Gjykata lë në burg Ylli Zallën

11:42 - 19/08/26

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u arrestua dy ditë...

Lexo më shumë
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

67-vjeçari nga Fieri bie nga lartësia në Orikum, dërgohet me urgjencë në spital

11:37 - 19/08/26
Tabaku: Pensionet, më pak se gjysma e pagës mesatare

Tabaku publikon shifrat: Rritje vetëm në letër, si po gënjen qeveria për eksportet nga Shqipëria

11:33 - 19/08/26
PD: Propaganda e Ramës ‘10 milionë turistë’ nuk e fsheh dot dështimin e shtetit përballë krimit

PD: Propaganda e Ramës ‘10 milionë turistë’ nuk e fsheh dot dështimin e shtetit përballë krimit

11:19 - 19/08/26
Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

11:02 - 19/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com