GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku ngre alarmin për industrinë: Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë në rajon

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku ngre alarmin për industrinë: Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin se Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë industriale ndaj vendeve të rajonit.

Sipas të dhënave të Eurostat të cituara prej saj, prodhimi industrial shqiptar në vitin 2025 ishte 15,3% më i ulët se në vitin 2021, ndërsa Serbia e kishte rritur me 8,8%.

Tabaku thotë se turizmi dhe ndërtimi nuk mund të jenë të vetmit motorë të ekonomisë dhe kritikon mungesën e një strategjie për industrinë automotive dhe teknologjinë.

Sipas saj, Shqipëria duhet të investojë në prodhim, eksporte, teknologji, arsim cilësor, kërkim shkencor dhe krijimin e një klime të favorshme për investimet.

Postimi i Tabakut:

Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë ndaj vendeve të rajonit — dhe, bashkë me të, garën për këtë shekull.

Integrimi europian nuk është thjesht një anëtarësim që do të na zgjidhë automatikisht problemet. Ai është një garë e përditshme për investime të huaja, teknologji, eksporte, vende pune cilësore dhe rritje të qëndrueshme të të ardhurave të familjeve shqiptare.

Dhe kjo garë do të bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Sot, mirëqenia materiale e familjeve shqiptare mbetet ndër më të ulëtat në rajon. Rreth 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike, ndërsa qiraja, energjia dhe kostot e banesës e rëndojnë edhe më tej jetesën.

Por problemi nuk është vetëm sa pak konsumojnë familjet. Problemi është struktura e ekonomisë që duhet t’i prodhojë këto të ardhura.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2025 prodhimi industrial i Shqipërisë ishte 15,3% më i ulët se në vitin 2021. Nga 35 ekonomi europiane, vetëm Ukraina, një vend në luftë, kishte rezultat më të dobët.

Në të njëjtën periudhë, Serbia e rriti prodhimin industrial me 8,8%. Ajo ka tërhequr fabrika, ka zhvilluar industrinë automotive dhe prodhon automjete, pajisje elektrike dhe pjesë këmbimi për tregun europian.

Ne kemi zgjedhur një rrugë tjetër.

Zvhlerësimi euros ka goditur eksportuesit shqiptarë: të ardhurat e tyre janë në euro, ndërsa pagat, energjia dhe kostot e tjera paguhen në lekë. Fasoneria e ndien më fort këtë goditje, sepse aty preken drejtpërdrejt mbi 130 mijë familje. Por problemi nuk ndalet te fasoneria. Ai prek të gjithë manifakturën dhe industrinë shqiptare.

Turizmi dhe ndërtimi mund të kontribuojnë në ekonomi, por nuk mund të jenë të vetmit motorë të një vendi që kërkon të zhvillohet dhe të konkurrojë në Europë. Shihni Greqinë, fjala vjen, që sot e ka të lartë peshën e turizmit por diversifikon edhe në fushën e industrisë. Një ekonomi moderne duhet të prodhojë, të përpunojë, të eksportojë dhe të investojë në teknologji.

Dy vjet më parë, kur kërkoja një politikë serioze për industrinë automotive, përgjigjja e qeverisë ishte projekti i një piste të Formula 1 në Elbasan. Por pista nuk zëvendëson industrinë. Serbia ndërtoi fabrika dhe zinxhirë furnizimi; Shqipëria prodhoi prezantime dhe propagandë.

E njëjta gjë ka ndodhur në teknologji. Përjashtimet tatimore nuk përbëjnë strategji. Pa arsim cilësor, sundim të ligjit, financim, kërkim shkencor dhe një mjedis të ndershëm konkurrues, nuk krijohet një ekosistem teknologjik dhe nuk tërhiqen investitorë seriozë.

Modeli ekonomik i ndërtuar gjatë këtyre viteve ka favorizuar përqendrimin e tregjeve, monopolet dhe përdorimin e pasurive kombëtare në shërbim të një pakice. Ai nuk ka ndërtuar një ekonomi që u shërben shumicës dhe u jep të rinjve arsye për të qëndruar në Shqipëri.

Kjo është arsyeja pse duhet të ndryshojmë.

Shqipërisë i duhet një ekonomi që prodhon dhe eksporton; taksa më të ulëta dhe të parashikueshme; konkurrencë që ul çmimet; treg i lirë, meritokraci dhe mbështetje reale për sipërmarrjen.

Integrimi europian nuk na e dhuron konkurrueshmërinë. Ajo fitohet çdo ditë.

Dhe sot, fatkeqësisht, Shqipëria po e humbet këtë garë.

Etiketa: alarmindustriaJorida TabakuKryesore1

Lajme të lidhura

Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra
Aktualitet

Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

12:23 - 20/08/26
Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë
Aktualitet

Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë

12:12 - 20/08/26
Situata me zjarret në vend/ 35 vatra në 24 orë, 5 vijojnë të jenë aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ 35 vatra në 24 orë, 5 vijojnë të jenë aktive

12:02 - 20/08/26
Para
Plehrat e Durrësit grumbullohen në Spitallë, banorët ngrihen në protestë: Nuk hapim dot dritaret

Plehrat e Durrësit grumbullohen në Spitallë, banorët ngrihen në protestë: Nuk hapim dot dritaret

Discussion about this post

TË FUNDIT

Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra
Aktualitet

Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

12:23 - 20/08/26

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, denoncon situatën alarmante të mbetjeve në Lushnje, duke treguar pirgje plehrash, goma dhe mbetje pranë...

Lexo më shumë
Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë

Taksia elektrike hyp mbi trotuar dhe përplas këmbësoren në Tiranë

12:12 - 20/08/26
Situata me zjarret në vend/ 35 vatra në 24 orë, 5 vijojnë të jenë aktive

Situata me zjarret në vend/ 35 vatra në 24 orë, 5 vijojnë të jenë aktive

12:02 - 20/08/26
Turistja kafshohet nga gjarpri në Valbonë, denoncon shërbimin shëndetësor: 112 më mbylli telefonin!

Turistja kafshohet nga gjarpri në Valbonë, denoncon shërbimin shëndetësor: 112 më mbylli telefonin!

11:43 - 20/08/26
Tension në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin sallën! I moshuari ‘kërcënon’ t’i godasë me shkop

Tension në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin sallën! I moshuari ‘kërcënon’ t’i godasë me shkop

11:31 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com