GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një njoftimi zyrtar, ka shprehur keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec.

Në aktivitet morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari i Bashkisë Pustec. Gjatë ceremonisë u luajt himni i Maqedonisë së Veriut, por jo ai shqiptar.MEPJ thekson se, edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë i jepte atij rëndësi publike.Ministria e cilëson mospërfshirjen e himnit shqiptar si një mungesë serioze dhe shmangie nga rregullat e protokollit dhe mirësjelljes institucionale.

“MEPJ shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe Himni Kombëtar Shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik. Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë.
Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme.
Në Pustec, ashtu si në çdo hapësirë të Republikës së Shqipërisë, respekti për simbolet kombëtare është pjesë e respektit për vetë qytetarët, për vlerat e bashkëjetesës demokratike dhe kulturës qytetare që na bashkon. Është gjithashtu themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona.”, thotë MPEJ.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Miskoski u shpreh se detyrimi i qeverisë është të krijojë lidhje më të forta institucionale me maqedonasit në Prespën e Vogël.

“Por dua të them edhe diçka shumë qartë. Maqedonasit jashtë kufijve të Maqedonisë nuk duhet të jenë temë vetëm gjatë festave dhe festivaleve. Kujdesi për gjuhën, kulturën e tyre dhe lidhjet me atdheun duhet të jetë një politikë shtetërore e qëndrueshme.

Politikanët vijnë dhe ikin, qeveritë ndryshojnë dhe mandatet përfundojnë. Por shteti duhet të ketë vazhdimësi në çështjet që janë më të mëdha se një qeveri dhe se një brez. Prandaj detyrimi ynë është të krijojmë lidhje më të forta institucionale me maqedonasit në Prespën e Vogël, mbështetje më të madhe për shoqatat kulturore, më shumë libra, mundësi për mësimin dhe kultivimin e gjuhës maqedonase, më shumë shkëmbime nxënësish dhe të rinjsh dhe shumë më tepër mundësi që të rinjtë e kësaj zone të njohin atdheun, ndërsa të rinjtë nga atdheu të njohin Prespën e Vogël”, deklaroi ai.

Etiketa: himniKryesore1pustec

Lajme të lidhura

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë
Aktualitet

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama
Aktualitet

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26
Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

12:51 - 21/10/26
Para
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë
Aktualitet

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, i është bashkuar protestës së studentëve në Tiranë, duke treguar mbështetjen e saj për...

Lexo më shumë
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26
Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

12:51 - 21/10/26
Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

12:49 - 21/10/26
“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

12:28 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com