GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje për të cilën është arrestuar 70-vjeçari Pjerin Bitani.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, konflikti mes dy fqinjëve dyshohet se ka nisur për shkak të kamerave të sigurisë të vendosura në zonën e parkimit të Bruçit.

Bitani, i cili kishte një lokal pranë parkimit, kishte shprehur shqetësimin se kamerat ishin të orientuara nga ambienti i tij dhe jo vetëm nga hapësira që duhej të monitoronin.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Bitani në polici, përplasja mes dy fqinjëve ka vijuar në një pjesë të rrugës pranë lokalit, ku situata është përshkallëzuar pas një debati verbal.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se 70-vjeçari ka pretenduar se Bruçi e ka ofenduar në prani të familjarëve që ndodheshin në lokal. Pikërisht në këtë moment, sipas versionit të tij, Bitani ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Bruçit.

Nga të shtënat, Vladimir Bruçi mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa sipas autoriteteve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportimet e para flasin për dy të shtëna të drejtuara ndaj tij, ndërsa një prej plumbave ka dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë vendit të ngjarjes.

Pas ngjarjes, Pjerin Bitani u largua nga vendi i konfliktit dhe u fsheh për disa orë në zonën e lagjes “Rus”. Policia zhvilloi kontrolle të shumta për lokalizimin e tij, ndërsa paralelisht nisën negociatat me familjarët e 70-vjeçarit.

Pas këtyre negociatave, Bitani u vetëdorëzua në polici dhe më pas u arrestua për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Një tjetër element që po hetohet është arma e përdorur në ngjarje.

Sipas të dhënave të bëra me dije nga burimet e hetimit, Bitani ka pretenduar se armën e ka hedhur gjatë largimit, por nuk ka përcaktuar vendndodhjen e saktë. Pavarësisht kontrolleve të kryera nga policia, arma ende nuk është gjetur.

Ndërkohë, në kuadër të hetimit pritet të verifikohen edhe kamerat e sigurisë që dyshohet se janë bërë shkak i debatit mes dy fqinjëve. Policia po punon për sekuestrimin dhe administrimin e pamjeve të tyre, të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e dinamikës së konfliktit dhe momentit kur janë kryer të shtënat.

Vladimir Bruçi nuk është një emër i panjohur për kronikën e Shkodrës. Në qershor të vitit 2024, ai u dhunua në të njëjtën zonë pas një konflikti për një vendparkimi, ndërsa për atë ngjarje Gjykata e Shkodrës dënoi tre persona.

Hetimet për ngjarjen e re vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa deklarimet e Pjerin Bitanit dhe provat materiale, përfshirë kamerat dhe gjetjen e armës, pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në plagosjen me armë të Vladimir Bruçit.

Etiketa: deshmiaPjerin Bitaniplagosja ne ShkoderVladimir Bruçi

Lajme të lidhura

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Para
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26

Futbollisti serb Uroš Milošević është arrestuar të mërkurën në Portugali, pasi policia ndaloi furgonin që ai po drejtonte në autostradën...

Lexo më shumë
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com