GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendez, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Ksamil. Adib Ghanmi, njëri nga shokët e viktimës, i cili ndodhej me Luis Miguel Varela Mendes, ka treguar detaje nga nata e krimit. Adib Ghanmi ka deklaruar se po festonin në klubin “Principote” dhe më pas kishte vijuar qëndrimin në plazh.

Aty, sipas Ghanmi, një i ri shqiptar, rreth 25-30 vjeç, i veshur me rroba të shkurtra jeshile dhe që fliste frëngjisht, i është afruar grupit dhe ka sharë nga nëna, dhe situata është përshkallëzuar në përleshje fizike. Më pas, sipas tij, në vendngjarje mbërriti edhe një person tjetër që nga përshkrimi bëhet fjalë për Sokrat Vatën, i cili mbante një thikë. Ai ka deklaruar se fillimisht Vata ka goditur një mikun e tyre në këmbë ndërsa më pas ka goditur me thikë në zemër Luis Miguel Varela Mendez, duke i shkaktuar vdekjen.

“Ne ishim shtatë shokë. Po festonim në klub ‘Principote’. Pasi mbaroi festa po qëndronim në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra. Ishte shqiptar, por fliste frëngjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: Pse shan? Nëna është e shenjtë. Ai më pas e goditi me kokë shokun tonë dhe, ne u futëm të gjithë në konflikt. Më pas erdhi një person, i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tjetër, i cili u vra me thikë në zemër. Në këtë moment, njerëzit nisnin të bërtisnin, dhe drejt nesh kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt. Personin që qëlloi me kokë, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë,” thuhet në dëshminë e shokut të viktimës.

Gjatë marrjes në pyetje, prokuroria e ka pyetur Ghanmi nëse do të mund ta identifikonte autorin e dyshuar. Ai deklaroi se do ta njihte nëse do ta shihte. Më pas, hetuesit i paraqitën një fotografi të Sokrat Vatës, të cilin shtetasi francez e identifikoi si personin që goditi me thikë turistin portugez.

 

Etiketa: Ksamilshokuturist

Lajme të lidhura

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend
Aktualitet

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Para
Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26

Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, pasi një person ende i paidentifikuar...

Lexo më shumë
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

12:40 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com