GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Thellohet tragjedia në Manëz! Ndërron jetë në spital 16-vjeçari Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Thellohet tragjedia në Manëz! Ndërron jetë në spital 16-vjeçari Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur disa ditë më parë në Manëz të Durrësit. Klevis Dervishi, një prej personave që kishte mbetur i plagosur rëndë, ka ndërruar jetë, duke e çuar në katër numrin e viktimave.

16-vjeçari ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë katër ditë pas aksidentit tragjik.

Në aksident humbën jetën edhe Kleo Vrioni, 25 vjeç, bashkëshortja e tij italiane Sara Brugnatelli, 26 vjeçe, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Thellohet tragjedia në Manëz/ Ndërron jetë Klevjs Dervishi,

15-vjeçari Alvi Muhaxhiri

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22, teksa pesë të rinjtë po ktheheshin nga një klub nate në Maminas dhe po udhëtonin në drejtim të Katundit të Ri.

Automjeti humbi kontrollin në një kthesë, u përplas me një bordurë betoni dhe më pas u përmbys. Përplasja ishte e fortë, duke shkaktuar shkatërrimin thuajse të plotë të makinës dhe shpërndarjen e pjesëve të saj në vendngjarje.

Pamjet e regjistruara në momentet para aksidentit tregojnë se automjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë. Sipas të dhënave të ekspertizës të referuara më pas, shpejtësia e mjetit ishte rreth 114 km/orë.

Sipas të njëjtave të dhëna, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur. Në raportimet e para pas aksidentit kishte vetëm dyshime për konsumimin e alkoolit, ndërsa pritej përfundimi i ekspertizës për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Në automjet udhëtonin pesë persona. Fillimisht aksidenti shkaktoi tre viktima dhe dy të plagosur, të cilët u transportuan drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Njëri prej tyre, Klevjs Dervishi, ndodhej në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk mundi të mbijetonte.

Personi tjetër që mbijetoi u raportua në gjendje të stabilizuar dhe nën monitorimin e mjekëve.

Tragjedia mori përmasa edhe më të dhimbshme pasi Kleo Vrioni dhe Sara Brugnatelli kishin kurorëzuar martesën vetëm tri ditë përpara aksidentit. Çifti kishte dalë për të festuar së bashku me të tjerët, por kthimi nga lokali i natës përfundoi tragjikisht.

Me vdekjen e Klevjs Dervishit, aksidenti i Manzës regjistron tashmë katër viktima nga pesë personat që udhëtonin në automjet.

 

Etiketa: ManeztragjedioViktima

Lajme të lidhura

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

19:50 - 23/10/26
Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë
Aktualitet

Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

19:31 - 23/10/26
Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit
Aktualitet

Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

19:01 - 23/10/26
Para
Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

19:50 - 23/10/26

Blerina Gjylameti, drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në kuadër të lëvizjeve të kërkuara...

Lexo më shumë
Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

19:31 - 23/10/26
Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

Bashkohen dy sindikatat e arsimit: Nesër tubim në orën 11:00 para Kryeministrisë, më pas te Ministria e Arsimit

19:01 - 23/10/26
Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Japin dorëheqjen 3 drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

18:49 - 23/10/26
Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com