GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane

në Aktualitet, Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nën hijen e çadrave, mes lutjeve, riteve fetare dhe kurbaneve tradicionale, besimtarët u mblodhën për një javë edhe këtë vit në Malin e Shenjtë të Tomorit. Disa ndezën qirinj e u luten, të tjerë prenë kurbanin, ndërsa familje të tëra u ngjitën në mal për të kremtuar festën e Baba Tomorit.

Për shumë prej tyre, ky është një ritual që përsëritet çdo vit, një udhëtim i nisur nga larg për të kërkuar shëndet, paqe dhe mbarësi.

“Viti i parë dhe unë nuk e di se sa u kënaqa. Nuk i ndahem vit për vit. O Zot, ma bëj mbarë! Në mëngjes erdhëm dhe themi të rrimë sonte.”

“I uroj të gjithë të kenë shëndet, jetë, lumturi në çdo shtëpi”, shprehen besimtarët.

Nga 17 deri më 25 gusht, disa qindra mijëra pelegrinë nga Shqipëria, Diaspora dhe vende të ndryshme të botës iu drejtuan Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorit.

Besimtarët ngritën çadrat në mal, kryen ritualet fetare, ndërsa shumë prej tyre u ngjitën edhe në këmbë drejt majës së Tomorit, në lartësinë 2416 metra mbi nivelin e detit.

“Ne jemi nga Fieri. Kemi shëtitur dhe tani jemi në hije. E kemi çuar. Do të hamë drekën edhe do ikim pastaj.”

“Kam ardhur me dy çunat, me nuset dhe me fëmijët. Kemi bërë një kurban, e kemi sjellë nga shtëpia. Kemi ardhur çdo vit. Besimtarët ngado që të jenë, Zoti t’i ndihmojë të gjithë”, shprehen besimtarë të tjerë.

Për pritjen e fluksit të madh të besimtarëve, Teqeja e Kulmakut mori një sërë masash. U siguruan ujë i pijshëm, ndriçim, tualete, ambiente pushimi dhe hapësira për kamping.

Ndërsa për të shmangur rrezikun e zjarreve, u ngritën dy pika të posaçme për therjen dhe pjekjen e mishit.

Megjithatë Zalo Qato, Sekretar i Përgjithshëm i Teqesë së Kulmakut, ankohet për mungesë mbështetjeje nga pushteti vendor.

“Na duhet mbështetja e qeverisë dhe e pushtetit lokal. Pushteti lokal nuk dërgon asnjë njeri, sikur kjo të jetë pronë vetëm e jona. Kjo është pronë e gjithë shqiptarëve, këtu vijnë njerëz nga e gjithë bota”, thotë ai.

Ndërkohë, ai vlerëson angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit, zjarrfikësve dhe ambulancave gjatë ditëve të pelegrinazhit.

Kulmi i pelegrinazhit ishte më 22 gusht, kur numri i vizitorëve në Teqenë e Kulmakut dhe zonën përreth arriti pikun. Për garantimin e rendit dhe shmangien e aksidenteve, rreth 150 efektivë të Policisë së Shtetit u angazhuan në akset rrugore që të çojnë drejt malit.  Ndërkohë, këtë 25 gusht, pas shtatë ditësh ritesh, lutjesh dhe besimi, pelegrinët nisin kthimin në shtëpi.

Etiketa: pelegrinazhTomorr

Lajme të lidhura

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri
Aktualitet

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri

17:46 - 24/10/26
Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës
Aktualitet

Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

17:11 - 24/10/26
Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Aktualitet

Policia qëllon me plumb gome pedagogen

16:52 - 24/10/26
Para
‘Simbol i qëndresës dhe guximit’/ Berisha: Lamtumirë Shik Stërmasit, jetoi si hero dhe iku si legjendë

'Simbol i qëndresës dhe guximit'/ Berisha: Lamtumirë Shik Stërmasit, jetoi si hero dhe iku si legjendë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri
Aktualitet

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri

17:46 - 24/10/26

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës studentore në Tiranë, duke pretenduar se policia...

Lexo më shumë
Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

17:11 - 24/10/26
Policia qëllon me plumb gome pedagogen

Policia qëllon me plumb gome pedagogen

16:52 - 24/10/26
Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

16:30 - 24/10/26
Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

16:15 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com