Në ditën e saj të 87-të radhazi, protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar me fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve të grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, aktivisti Arben Kola vlerësoi qëndresën e protestuesve dhe në mënyrë të veçantë rolin dhe mbështetjen e mërgatës shqiptare në këtë lëvizje.
Kola theksoi se kjo protestë përfaqëson një zgjim të ndërgjegjes shoqërore dhe se mbështetja e diasporës është vendimtare në këtë qëndresë.
“Kemi 87 netë vetëdije qytetare, 87 netë vetëdije kombëtare. Kjo protestë kaq e bukur nuk do të ishte e mundur pa pjesëmarrjen e mërgatës sonë, e cila këtë verë ka vendosur që të mos bëjë pushime, por të protestojë deri në rrëzimin e Ramoviçit.
Diaspora është me ne! Diaspora është me ne! Diaspora është me ne!…
Historikisht, mërgata jonë ka ruajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, por në epokën dixhitale ka qenë më e pranishme se kurrë. Pasi epoka dixhitale na e bëri të mundur komunikimin në kohë reale dhe, për të rrëzuar Edvin Ramoviçin, diaspora nga SHBA-ja, Kanadaja, Italia, Holanda, Austria është e pranishme me ne çdo natë në shesh. Dhe, siç na e la amanet Gjergj Kastrioti, bashkimi bën fuqinë“, u shpreh ai.










Discussion about this post