Sot shënohet dita e 89-të e protestës qytetare.
Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.
Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.
Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta e 88
Arrestimi i Ergys Agasit ndezi mbrëmë protestën e 88-të kundër qeverisë dhe kryeministrit. Protestuesit e cilësuan “vetëm fillimin” dhe “majën e ajsbergut”.
Qytetarët në shesh kërkuar vijimin e hetimeve, konfiskimin e pasurive dhe arrestimin e zyrtarëve të tjerë të lartë. Ata i bën thirrje SPAK-ut që te prangosë Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.
“Arrestimi i Ergys Agasit është vetëm maja e ajsbergut. Bashkë me arrestimin, kërkojmë konfiskimin e pasurive dhe kthimin e tyre te shqiptarët”, tha aktivisti Arben Kola, ndërsa i bëri thirrje SPAK “që mos të bëjë lojëra të dyfishta, sepse populli nuk do t’ua falë”.
Aktivisti po ashtu bëri thirrje që brenda javës së parë të shtatorit të arrestohet ish zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe pas saj, edhe kryeministri Edi Rama. “Është i rëndësishëm arrestimi brenda javës së parë të shtatorit i Belinda Ballukut, konfiskimi i pasurisë së saj dhe kthimi i apartamenteve te shqiptarët. Është shumë i rëndësishëm edhe arrestimi i Olsi Ramës dhe Edi Ramës”, – u shpreh Kola.
Pasi përfundoi sipari i fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa një turmë masive protestuesish iu drejtua Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të nisur marshimin përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.
Me mijëra qytetarë mbuluan rrugët e Tiranës me simbole dhe flamuj kuqezi, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë rezistence.
Protestuesit brohorisnin parulla të forta kundër mazhorancës dhe kryeministrit. Koret si “Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” ushtuan në çdo rrugë.










Discussion about this post