Aktivistja Luçiana Kokaj ka komentuar protestën antiqeveritare, e cila ka hyrë sot në ditën e saj të 90-të, ndërsa theksoi se revolta qytetare ka shkuar përtej kryeministrit dhe qeverisë, dhe një prej arritjeve më të rëndësishme është edhe “thyerja e frikës”.
Ajo u shpreh se pavarësisht sulmeve apo krahasimeve që mund t’i bëhen protestës, qytetarët do të vijojnë të qëndrojnë në shesh.
Sipas Kokajt, problemi nuk lidhet vetëm me qeverinë aktuale, por me një sistem të ndërtuar përgjatë 35 viteve, për të cilin qytetarët kanë përgjegjësi sa herë që zgjedhin të heshtin.
Aktivistja foli edhe për mundësinë e përfshirjes së Diasporës në protestat e shtatorit, duke përmendur datën 12 shtator.
“Diaspora ka qenë me ne që nga dita e parë. Ka qenë pjesëmarrje masive. Jemi çdo ditë në shesh. Di që është njoftuar data 12 shtator, ku Diaspora do vijë autokolon. Kështu flitet me shumë gjasa. Nuk e di nëse po punohet për të krijuar një forcë politike nga sheshi, edhe pse aty po bëhet politikë çdo ditë”, tha aktivistja.
Ajo theksoi se sipas saj, largimi i Edi Ramës nuk do të ishte i mjaftueshëm për të konsideruar protestën një fitore, por arritje do ishte “shfarosja” e të gjithë kasës politike.
“Me ikjen e Ramës, dhe kushdo politikani të korruptuar, nuk është fitore për ne, fitore është që të ‘shfaroset’ e gjithë klasa politike.”, tha Luçiana Kokaj.
Luçiana Kokaj: Njerëzve iu ka shkuar në majë të hundës. Qytetarët nuk dalin për askënd në protestë, por për veten e tyre. Dita e 90 na gjen akoma të bashkuar, në shesh. Protesta ka shkuar përtej kryeministrit, përtej qeverisë. Betejat mund të kenë beteja të ndryshme, ne kemi një fitore, dorëheqja e kryeministrit.
Të gjithë këta mund të na sulmojnë protestën, mund të na krahasojnë me të gjitha shpendët e botës, por shqiptarët identifikohen me një shpend, shqiponjën.
Ne kemi bindjen se kryeministri do ë japë dorëheqje! Dhe kur ai të japë dorëheqjen, ajo do të jetë fitorja e parë. Ky sistem është i ndërtuar prej 35 vitesh dhe fajtorë jemi të gjithë. Kur ne heshtim, është faji ynë.
Ne duhet të luftojmë për atë që na takon. Të luftojmë për të marrë notën në shkollë, vendin e punës, shërbimin në spitale. Nëse ne heshtim, jemi fajtorë. Nuk mund të themi se gjithçka do të ndryshojë brenda ditës. Ajo që ka realizuar kjo protestë është thyerja e frikës. Shqiptarët nuk kanë më frikë. Një edukim i shoqërisë është bërë në një farë mënyre. Pasi do të duhet shumë punë, për një Shqipëri të meritës.
Ne kemi durim, që të luftojmë për atë që na takon.
Kjo do të sjellë një Shqipëri të re, demokratike, që do i përkasë qytetarëve dhe jo pushtetarëve. Shpresoj dhe jam e bindur se mes atyre të rinjve dhe të rejave të Diasporës, ka shumë njerëz që e duan Shqipërinë dhe janë të përgatitur për të dhënë më të mirën për Shqipërinë.
Me ikjen e Ramës, dhe kushdo politikani të korruptuar, nuk është fitore për ne, fitore është që të ‘shfaroset’ e gjithë klasa politike. Po punohet për ngritjen e një grupi pune për organizimin e protestës. Sepse janë organizime të ndryshe, me grupime të ndryshme.
Besoj se është bërë si event social, ku njerëzit shkojnë dhe takohen. Njerëz që nuk i njihnim, dhe tani përshëndetemi çdo ditë.Shtatori do ta gjejë sheshin më të organizuar, ky është qëllimi. Por dhe kjo që po ndodh tani, është brilante. Secili është për veten e vete aty. Nëse bëhet diçka, do të bëhet për gjithpërfsirje, dhe për të arritur ajo që synojmë; dorëheqjen e Ramës.
Kjo është një protestë përtej politikës, të majtës dhe të djathtës. Për mua fitore nuk është vetëm Rrjolli, por Shqipëria.
Shqipëria shpëton nëse largohet kjo klasë politike, të përfaqësohemi nga njerëz me dinjitet. Ai thotë se ka kontratë me 800 mijë shqiptarë, por këta shqiptarët e tjerë s’kanë dinjitet?
Këta nuk meritojnë të jetojnë me dinjitet! Diaspora ka qenë me ne që nga dita e parë. Ka qenë pjesëmarrje masive. Jemi çdo ditë në shesh. Di që është njoftuar data 12 shtator, ku Diaspora do vijë autokolon.
Kështu flitet me shumë gjasa. Nuk e di nëse po punohet për të krijuar një forcë politike nga sheshi, edhe pse aty po bëhet politikë çdo ditë. Kjo gjë po lind natyrshëm. Aty ka njerëz fantastik që nëse bashkohen, mund të bëjnë gjëra shumë të bukura. Me rëndësi është që të bashkohet Edi Rama.










Discussion about this post