GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erion Veliaj ‘shkarkon’ nga burgu Anuela Ristanin si kryetare e komanduar e Bashkisë Tiranë: Nuk ka zbatuar urdhrat

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliaj ‘shkarkon’ nga burgu Anuela Ristanin si kryetare e komanduar e Bashkisë Tiranë: Nuk ka zbatuar urdhrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga burgu, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka tërhequr delegimin e kompetencave Anuela Ristanit për drejtimin e Bashkisë.

Vendimi vjen pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli për më shumë se një vit.

Në vendim argumentohet se urdhri i datës 14 shkurt 2025, për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, kishte karakter të përkohshëm dhe synonte garantimin e vijimësisë së funksionimit të administratës dhe shërbimeve të bashkisë.

Sipas vendimit të Veliajt, rrethanat institucionale kanë ndryshuar pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë arsye, ai vlerëson se nuk ka më arsye për vijimin e delegimit të kompetencave te Ristani.

Veliaj pretendon gjithashtu se gjatë kësaj periudhe ka pasur mungesë informimi dhe koordinimi institucional, si dhe moszbatim apo refuzim të urdhrave të drejtpërdrejtë të kryetarit të zgjedhur nga kryetarja e deleguar.

Në vendim theksohet se delegimi, i cili fillimisht ishte bërë për të garantuar vijimësinë administrative, tashmë është shndërruar në një pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të kryetarit të zgjedhur.

VENDIMI:

Në mbështetje të nenit 8, pika 2 dhe nenit 64 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si dhe nenit 113 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;

duke mbajtur në konsideratë se urdhri nr. 366 (nr. 7461 prot.), datë 14.02.2025, “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, është nxjerrë si një instrument organizativ me karakter të përkohshëm, me qëllim garantimin e vijimësisë së funksionimit të administratës dhe të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës në kushtet e krijuara në atë kohë;

duke mbajtur në konsideratë se mandati i Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës ka vijuar juridikisht dhe është njohur si i tillë në dy vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vendimmarrja më e fundit e kësaj Gjykate ka eliminuar çdo paqartësi mbi vijimësinë dhe mbrojtjen kushtetuese të këtij mandati, si dhe mbi autoritetin që buron prej tij; duke vlerësuar se vendimmarrja më e fundit e Gjykatës Kushtetuese përbën një rrethanë të re dhe përcaktuese për raportet institucionale brenda Bashkisë së Tiranës, e cila kërkon që ushtrimi i çdo kompetence të deleguar të zhvillohet në përputhje dhe në koordinim të plotë me autoritetin e Kryetarit të zgjedhur, mandati i të cilit është konfirmuar përfundimisht në planin kushtetues;

duke vlerësuar se, pikërisht për shkak të natyrës së tij të përkohshme dhe derivative, delegimi i kompetencave mund të vijojë vetëm për aq kohë sa i shërben qëllimit për të cilin është dhënë dhe ushtrohet në respekt të autoritetit kushtetues dhe ligjor të organit delegues, pa u shndërruar në një burim autonom kompetence të shkëputur prej tij; duke konstatuar se, në periudhën pasuese dhe veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë;

duke konstatuar se kjo situatë ka kulmuar me refuzimin e autoritetit të Kryetarit të zgjedhur për të ushtruar kompetencat që Kushtetuta dhe ligji ia njohin drejtpërdrejt, duke krijuar një gjendje institucionale në të cilën delegimi, në vend që të realizojë qëllimin e tij fillestar të garantimit të vijimësisë administrative, është shndërruar në pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të organit delegues;

duke çmuar se këto rrethana, të marra së bashku dhe veçanërisht zhvillimet e fundit të sipërpërmendura, përbëjnë një ndryshim thelbësor të kushteve institucionale në të cilat delegimi është dhënë dhe e bëjnë vijimin e tij të papajtueshëm me nevojën për një zinxhir të qartë përgjegjësie, funksionimin normal të administratës dhe ushtrimin efektiv të mandatit të Kryetarit të zgjedhur; me qëllim garantimin e ligjshmërisë, vijimësisë, stabilitetit dhe funksionimit normal të Bashkisë së Tiranës, ofrimin e pandërprerë të shërbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Tiranës.

 

Etiketa: Anuela RistaniErion VeliajKryesore1shkarkim

Lajme të lidhura

Pankartat pikante/ Qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!
Aktualitet

Pankartat pikante/ Qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!

20:07 - 28/08/26
“Rama dhe Berisha duhet t’i jepen drejtësisë!”- Qytetari: I kanë ndarë aferat dhe vjedhjet së bashku! Janë tradhtarë
Aktualitet

“Rama dhe Berisha duhet t’i jepen drejtësisë!”- Qytetari: I kanë ndarë aferat dhe vjedhjet së bashku! Janë tradhtarë

19:54 - 28/08/26
90 ditë protestë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

90 ditë protestë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen!

19:43 - 28/08/26
Para
Çfarë po ndodh? Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

Çfarë po ndodh? Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pankartat pikante/ Qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!
Aktualitet

Pankartat pikante/ Qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!

20:07 - 28/08/26

Në ditën e 90-të të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë sjellë si çdo ditë në shesh...

Lexo më shumë
“Rama dhe Berisha duhet t’i jepen drejtësisë!”- Qytetari: I kanë ndarë aferat dhe vjedhjet së bashku! Janë tradhtarë

“Rama dhe Berisha duhet t’i jepen drejtësisë!”- Qytetari: I kanë ndarë aferat dhe vjedhjet së bashku! Janë tradhtarë

19:54 - 28/08/26
90 ditë protestë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen!

90 ditë protestë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen!

19:43 - 28/08/26
Situatë problematike me zjarrin në Librazhd, flakët përhapen drejt zonave të banuara

Situatë problematike me zjarrin në Librazhd, flakët përhapen drejt zonave të banuara

19:31 - 28/08/26
Leo Messi ka një trajner të ri, Kily Gonzalez merr drejtimin e Inter Miamit

Leo Messi ka një trajner të ri, Kily Gonzalez merr drejtimin e Inter Miamit

19:09 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com