Një prej qytetarëve të pranishëm në protestën e 90-të, ka ironizuar ndryshimin e vendit të mbledhjes së thirrur nga Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, e cila fillimisht ishte paralajmëruar në selinë rozën, por më pas u zhvendos ne rezistencën qeveritare.
Ai tha socialistët u tërhoqën për shkak të frikës nga protestuesit dhe nga vezët që disa qytetarë thanë se do merrnin me vete teksa do “mirëprisnin” ministrat te selia rozë.
“Ata u fshehën se kishin frikë nga vezët. Fuqia jonë e madhe do t’i largojë ata nga kjo godinë. Ju erdhi fundi”, u shpreh ai.
I riu theksoi se protesta do të vijojë deri në largimin e qeverisë, duke theksuar se pushteti i përket qyetarëve.
Protestuesi: Ata u fshehën se kishin frikë nga vezët. Fuqia jonë e madhe do t’i largojë ata nga kjo godinë. Ju erdhi fundi. Ne jemi këtu sepse nuk është e lehtë, por të gjitha pritshmëritë janë thyer, pasi kemi treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, pasi kjo është demokracia, Shqipëria e vërtetë.
Është nder i madh që populli i ka bërë këtij vendi. Ata vetëm për këtë qëndrueshmëri duhet të ishin larguar.
Largimi i tyre nuk po vjen, por ne jemi këtu, do të bëjmë çdo gjë që t’i largojmë. Ata duhet të dëgjojnë mesazhin e protestës: pushteti nuk është i tyre, por i yni.










Discussion about this post