GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Eksponenti më i rrezikshëm i mafies!”- Burgosja e Ergys Agasit, Berisha: Rama ka urdhëruar t’i hiqet akuza e pengmarrjes

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Eksponenti më i rrezikshëm i mafies!”- Burgosja e Ergys Agasit, Berisha: Rama ka urdhëruar t’i hiqet akuza e pengmarrjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar arrestimin e Ergys Agasit, duke ngritur dyshimet se ka pasur negociata paraprakisht për prangosjen e tij, pas tetë muajsh në arrati dhe në kërkim nga SPAK.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi Agasin si një prej “eksponentëve më të rrezikshëm të mafies” në Shqipëri dhe si një biznesmen i cili ka përdorur dhunë për të diktuar tenderat e AKSHI-t.

Sali Berisha: Ergys Agasi kishte të përqendruar në duart e tij të gjithë fuqinë e autorizuar nga pushteti ekzekutiv i padrinos.

Të gjithë pushtetin e zi, të errët të karteleve të drogës, dhe mjerisht të gjithë fuqinë e kontrollit të internetit në territorin e Shqipërisë.

Në këtë kuadër, ai padyshim ishte krahu i djathtë, eksponenti më i rrezikshëm i mafies pas padrinos, pas Edi Ramës, në Shqipëri dhe më gjerë.

Që në momentin e arrestimit, se ai ka tetë muaj që lëviz lirshëm absolutisht pa asnjë pengesë, lëviz në Durrës, në Xhafzotaj, në vilën e tij në plazh, në Manzë, për hir të të vërtetës edhe në Surrel dhe në hipodromin e tij.

Pra, që në fillim lindën dyshime se kemi të bëjmë me një arrestim të negociuar.

Qytetarët digjitalë informuan se këto negociata janë realizuar nga Taulant Balla në Elbasan, gjë që duhet hetuar.

E vërteta është se, njëlloj si Balili, edhe ky kishte një polic si oficer. Dhe ky polic ditën që po transportonte Agasin nga Elbasani në Durrës, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave në Akademinë e Policisë.

U gjetën me nallane, bluza pa kurrfarë mjeti mbrojtës dhe armë.

Pra, të gjitha këto çuan dyshimet se kishim të bënim me një arrestim të negociuar.

Por dyshimet janë dyshime, nuk mund të merren si të mirëfillta.

Ajo që është jashtëzakonisht e rëndë, ajo që fakton dorën e zezë të Edi Ramës, është çlirimi i tij nga akuza e pengmarrjes.

Dhe ky është një akt shumë i rëndë.

Ergys Agasi është personi i implikuar direkt në organizimin e dy pengmarrjeve.

Edi Rama ka urdhëruar që të hiqet termi pengmarrje dhe të quhet heqje lirie. Janë dy kategori, të cilat kanë vepra penale me dallim të madh në penalitete.

Në mënyrë qesharake, akuzohet për pabarazi në tendera një njeri që zyrtarisht me ligj, me rregullore nuk ka pasur autoritet për të zhvilluar asnjë tender.

Por përkundrazi, ka përdorur dhunën, forcën për të diktuar për shumë e shumë tendera.

Ndaj dhe del Maksi, avokati i tij i nderuar dhe thotë se të akuzosh për pabarazi në tendera, po të thonë se cilat tendera ka organizuar ai në hipodrom.

Kjo është si ta mbrojnë o miqtë e mi. Po mo, nga hipodromi dhe nga zyra e tij ai ka diktuar çdo tender dhe kjo është krejt tjetër.

Etiketa: agasiakuzaberishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Itali, fshehën drogën nën sediljen e BMW-së dhe u përpoqën të arratiseshin
Aktualitet

Zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Itali, fshehën drogën nën sediljen e BMW-së dhe u përpoqën të arratiseshin

13:07 - 29/08/26
Vatrat e zjarreve në Dibër mbeten problematike, era përhap flakët
Aktualitet

Vatrat e zjarreve në Dibër mbeten problematike, era përhap flakët

12:17 - 29/08/26
Gjendet i pajetë në rrugë një i moshuar në Elbasan
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një i moshuar në Elbasan

11:51 - 29/08/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Leao niset drejt Stambollit, i jep lamtumirën emocionuese Milanit
Sport

Leao niset drejt Stambollit, i jep lamtumirën emocionuese Milanit

13:31 - 29/08/26

Rafael Leao i ka dhënë lamtumirën Milanit përpara nisjes drejt Stambollit, ku pritet të nisë aventurën e re në futbollin...

Lexo më shumë
Zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Itali, fshehën drogën nën sediljen e BMW-së dhe u përpoqën të arratiseshin

Zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Itali, fshehën drogën nën sediljen e BMW-së dhe u përpoqën të arratiseshin

13:07 - 29/08/26
“Eksponenti më i rrezikshëm i mafies!”- Burgosja e Ergys Agasit, Berisha: Rama ka urdhëruar t’i hiqet akuza e pengmarrjes

“Eksponenti më i rrezikshëm i mafies!”- Burgosja e Ergys Agasit, Berisha: Rama ka urdhëruar t’i hiqet akuza e pengmarrjes

12:39 - 29/08/26
Vatrat e zjarreve në Dibër mbeten problematike, era përhap flakët

Vatrat e zjarreve në Dibër mbeten problematike, era përhap flakët

12:17 - 29/08/26
Gjendet i pajetë në rrugë një i moshuar në Elbasan

Gjendet i pajetë në rrugë një i moshuar në Elbasan

11:51 - 29/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com