GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Incidentet në Elbasan/ FSHF paralajmëron masa për Vllazninë, reagon klubi shkodran: Çështja të gjykohet me paanësi!

në Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Incidentet në Elbasan/ FSHF paralajmëron masa për Vllazninë, reagon klubi shkodran: Çështja të gjykohet me paanësi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndeshja Elbasani–Vllaznia, e zhvilluar ditën e djeshme dhe e mbyllur në barazim 1-1, është shoqëruar me tensione pas përfundimit të takimit.

Sipas informacioneve, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka zbritur në ambientet e dhomave të zhveshjes pas ndeshjes, ku dyshohet se ka goditur me grusht arbitrin e katërt, Egli Spahiu.

Incidenti ka ardhur pas tensioneve të krijuara gjatë ndeshjes, ku dy gola të shkodranëve u anuluan pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

FSHF reagoi pas ngjarjes, duke dënuar aktin e dhunës zyrtarit të ndeshjes. FSHF deklaroi se organet disiplinore do ta shqyrtojnë çështjen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe theksoi se ndaj dhunës në futboll nuk do të ketë tolerancë.

Qëndrimi  i FSHF

FSHF dënon me forcë aktin e dhunës ndaj arbitrit pas ndeshjes Elbasani–Vllaznia.

Dhuna ndaj arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes është absolutisht e papranueshme dhe nuk ka vend në futbollin shqiptar.

Debatet dhe kritikat janë pjesë e sportit, por dhuna fizike është një vijë që askush nuk mund ta kalojë.

Organet disiplinore të FSHF-së do të procedojnë në përputhje me rregulloret në fuqi dhe në pavarësi të plotë.

Në futbollin shqiptar nuk ka tolerancë për dhunën, pavarësisht emrit, klubit apo pozicionit të personit që e kryen.

Nga ana tjetër, klubi i Vllaznisë dënoi çdo formë dhune ndaj arbitrave dhe zyrtarëve, por kundërshtoi mënyrën se si akuza ndaj presidentit të klubit është bërë publike.

Klubi shkodran thotë se Alban Xhaferri është paraqitur publikisht si përgjegjës për incidentin përpara se organet kompetente të administronin provat, të dëgjonin palët dhe të merrnin një vendim.

Vllaznia i ka kërkuar presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që çështja të trajtohet në mënyrë të pavarur, mbi bazën e provave dhe rregulloreve në fuqi.

Klubi kërkon gjithashtu që të administrohen dhe shqyrtohen të gjitha materialet filmike, raportet zyrtare dhe provat e tjera që lidhen me incidentin, përpara përcaktimit të përgjegjësisë.

Reagimi i Vllaznisë:

Klubi i Futbollit Vllaznia, pas zhvillimeve që pasuan ndeshjen AF Elbasani – KF Vllaznia, e konsideron të domosdoshme t’i drejtohet opinionit publik dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit për një situatë që tashmë tejkalon atë çfarë ka ndodhur në fushën e lojës.

Pak orë pas përfundimit të ndeshjes, zyrtari i FSHF-së, z. Klajdi Kola, në një dalje televizive në RTSH, deklaroi publikisht dhe në mënyrë kategorike se Presidenti i KF Vllaznia, z. Alban Xhaferi, kishte goditur një nga zyrtarët e ndeshjes, duke e cilësuar informacionin si “lajm të konfirmuar”. Ky pretendim u bë publik përpara se organet kompetente të kishin administruar provat, dëgjuar palët dhe, mbi të gjitha, përpara ekzistencës së një vendimi nga organi disiplinor kompetent.

Akoma më shqetësues është fakti se, disa orë më vonë, vetë Federata Shqiptare e Futbollit, përmes faqes së saj zyrtare, publikoi një qëndrim ku përmend nominalisht Presidentin e KF Vllaznia dhe e paraqet akuzën ndaj tij si një fakt të kryer, ndërkohë që në të njëjtën deklaratë njofton se organet kompetente disiplinore do të procedojnë dhe do të marrin vendimet e tyre “në pavarësi të plotë”.

Pikërisht këtu qëndron shqetësimi ynë më i madh institucional. Si mund të garantohet realisht pavarësia e organit disiplinor kur institucioni të cilit ky organ i përket ka dalë publikisht, përpara vendimmarrjes së tij, duke përcaktuar autorin, veprimin dhe përgjegjësinë?

KF Vllaznia dënon pa asnjë ekuivok çdo formë dhune në futboll, ndaj arbitrave, zyrtarëve, lojtarëve apo kujtdo tjetër. Dhuna është dhe do të mbetet e papranueshme.

 

 

Por po aq e papranueshme është që një klub të ndihet vazhdimisht i dëmtuar nga vendimmarrje arbitrale që cenojnë drejtpërdrejt punën dhe sakrificën e tij. Pas çdo ndeshjeje qëndrojnë investimi i Presidentit dhe i klubit, puna e përditshme e stafit, mundi dhe djersa e futbollistëve dhe mbi të gjitha pasioni i mijëra tifozëve kuq e blu. Askush nuk mund të kërkojë qetësi dhe respekt nga klubet, pa garantuar në të njëjtën kohë drejtësi, përgjegjësi dhe standard të barabartë nga arbitrat dhe institucionet që i mbikëqyrin ata.

Për KF Vllaznia kjo merr një peshë edhe më të madhe, sepse flasim për një klub që përfaqëson Shkodrën, qytetin ku lindi futbolli shqiptar, dhe një nga traditat më të mëdha sportive të vendit. Respekti për këtë histori nuk kërkon privilegje; kërkon vetëm trajtim të drejtë dhe të barabartë në fushën e lojës.

Po aq fuqishëm ne mbrojmë parimin e procesit të rregullt, prezumimin e pafajësisë, të drejtën për t’u dëgjuar dhe detyrimin e institucioneve sportive për të mos paragjykuar çështje që duhet të shqyrtohen nga organet kompetente.

FSHF nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një instrument përmes të cilit deklaratat individuale të zyrtarëve të saj marrin vulën institucionale dhe përdoren për të zhvilluar një gjykim publik ndaj Presidentit të një klubi anëtar, përpara përfundimit të procedurave përkatëse.

Federata Shqiptare e Futbollit është para së gjithash Federata e klubeve të saj anëtare. Detyra e saj është të garantojë integritetin e garës, zbatimin e barabartë të rregulloreve, paanshmërinë e administratës dhe organeve të saj, si dhe respektin institucional ndaj çdo klubi anëtar. Mbrojtja legjitime e arbitrave dhe zyrtarëve nuk mund të realizohet duke cenuar këto parime apo duke paragjykuar përgjegjësinë e një pale përpara shqyrtimit të fakteve.

Për këtë arsye, KF Vllaznia i drejtohet publikisht Presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka, duke i kërkuar të ndërhyjë institucionalisht për të frenuar këtë klimë të papranueshme të gjykimit publik të iniciuar nga zyrtarë të Federatës, të garantojë që administrata e FSHF-së të respektojë kompetencat e organeve të pavarura disiplinore dhe të sigurojë që çdo çështje të trajtohet vetëm mbi bazën e provave, rregulloreve dhe procedurave përkatëse.

KF Vllaznia kërkon gjithashtu që çdo material filmik, raport zyrtar dhe provë tjetër lidhur me ngjarjen të administrohet dhe vlerësohet nga organet kompetente, duke garantuar të drejtën e klubit dhe të Presidentit të tij për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur përpara se të shpallet publikisht çfarëdo përgjegjësie.

Me shqetësimin për përshkallëzimin e një klime tensioni brenda familjes sportive, kërkojmë drejtësi, paanshmëri, etikë institucionale dhe respekt të barabartë për KF Vllaznia si klub anëtar i Federatës Shqiptare të Futbollit

 

Etiketa: ElbasanVllaznia

Lajme të lidhura

“Klubi ynë hedh poshtë çdo akuzë pa prova”, Elbasani distancohet nga dhuna pas sfidës me Vllazninë
Sport

“Klubi ynë hedh poshtë çdo akuzë pa prova”, Elbasani distancohet nga dhuna pas sfidës me Vllazninë

11:14 - 30/08/26
Nelson Hysa i papërmbajtshëm, boksieri shqiptar fiton me nokaut dhe mbron titullin WBO
Sport

Nelson Hysa i papërmbajtshëm, boksieri shqiptar fiton me nokaut dhe mbron titullin WBO

08:55 - 30/08/26
Presidenti i Vllaznisë goditi arbitrin, reagon ashpër FSHF: Nuk do të ketë tolerancë pavarësisht klubit apo emrit
Sport

Presidenti i Vllaznisë goditi arbitrin, reagon ashpër FSHF: Nuk do të ketë tolerancë pavarësisht klubit apo emrit

08:00 - 30/08/26
Para
Bie niveli në Fierzë/ Rezerva hidrike tkurret, reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë

Bie niveli në Fierzë/ Rezerva hidrike tkurret, reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë
Botë

Khamenei thirrje myslimanëve: Të bashkohemi dhe të njohim armikun tonë të vërtetë

12:15 - 30/08/26

Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Mojtaba Khamenei, u ka bërë thirrje vendeve të Gjirit Persik të forcojnë unitetin mes myslimanëve...

Lexo më shumë
Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

Po merrte pjesë në ceremoninë mortore të kushëririt, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i merr paratë

11:47 - 30/08/26
U përplas me “Jet Ski” në plazhin e Llamanit, ndërron jetë 16-vjeçari

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

11:31 - 30/08/26
“Klubi ynë hedh poshtë çdo akuzë pa prova”, Elbasani distancohet nga dhuna pas sfidës me Vllazninë

“Klubi ynë hedh poshtë çdo akuzë pa prova”, Elbasani distancohet nga dhuna pas sfidës me Vllazninë

11:14 - 30/08/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

Çmime europiane, por paga shqiptare! Paradoksi i kostos së jetesës në Shqipëri

10:55 - 30/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com