Anëtarja e Kryesisë së PD, Edith Harxhi e sheh udhëtimin e liderit democrat, Sali Berisha në SHBA, javën e parë të shtatorit, si një triumf të dinjitetit jo vetëm të kryedemokratit por edhe të të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve.
Harxhi tha se prej pesë vitesh, u përpoqën të hidhnin baltë ndaj Berishës dhe demokratëve, por heqja e non gratës ishte tanimë çmimi që iu dha çdo qëndrestari.
Sipas saj, Rama bëri çdo përpjekje që ta zhdukte Berishën jo vetëm nga jeta parlamentare por edhe politika.
“Është një rikthim i Berishës, trimunf ndaj baltës së hedhur në 5 vite. Koicidenca është e bukur që ndodh 9 shtator kur u përjashtua nga grupi parlamemntar gati për ta larguar nga parlamenti. Rama do kishte bërë çdo gjë për ta parë jashtë parlamentit, për ta zhdukur nga jeta e politikës. Është triumf për demokratët dhe çdo qëndrestar.
Vetëm qëndresa, përgjegjshmëria ndaj kauzës që kemi nisur do të bëjë të mundur fitoren tonë. Askush s’e mendonte se do ishte e thjeshtë. U anatemua shumë qëndresa, u duken qesharakë nga populli, morëm shumë fjalë e cinizëm. Është çështje dinjiteti dhe Berisha u mësoi demokratëve dhe shqiptarëve që dinjiteti fiton.
Shumë prej nesh e dinin që do të hiqej non grata, politika amerikane është shumë e ndjeshme ndaj padrejtësisë. E njëjta gjë që i ndodhi Berishës, i ka ndodhur edhe presidentit Trump.
Me fitoren e republikanëve ishte një deduksion logjik që heqja e non gratës do të ndodhte. Pavarësisht këtij 5-vjeçari të mundimshëm, situata politike ka evoluar. Ndryshoi regjimin politik të këtij vendi. Përmbajtja në politike për konservatorët është po aq e rëndësishme sa vazhdimësia. Është moment i rëndësishëm për të gjithë opozitën, të djathtën shqiptare. Është rikthim i dinjitetshëm”, u shpreh ajo.










Discussion about this post