GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erjon Veliaj po e fut bashkinë e kryeqytetit në ngërç për betejën e tij ligjore

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Erjon Veliaj po e fut bashkinë e kryeqytetit në ngërç për betejën e tij ligjore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një shkrese të firmosur nga ambientet e paraburgimit dhe të shpërndarë në media të shtunën kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj shfuqizoi urdhërin për delegimin e kompetencave të kryetarit tek nënkryetarja e bashkisë Anuela Ristani.

Ristani e kryente detyrën e kryetares së komanduar pasi Veliaj u arrestua në 10 shkurt 2025 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, i akuzuar së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa për ndërtimin e një skeme komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Në shkresën e tij Veliaj pretendon se Ristani në mënyrë të vazhdueshme ka refuzuar urdhrat e tij, ka munguar koordinimi institucional dhe është cenuar zinxhirin normal i përgjegjësisë dhe drejtimit të institucionit.

Në këtë kontekst ai argumenton se shkarkimi saj synon garantimin e “e ligjshmërisë, vijimësisë, stabilitetit dhe funksionimit normal të Bashkisë së Tiranës, ofrimin e pandërprerë të shërbimeve publike dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve…”

Por, Veliaj, në urdhrin e tij nuk përcakton se kush prej nënkryetarëve të tjerë të bashkisë do t’i ushtrojë kompetencat e tij në vijim duke krijuar një paqartësi për drejtimin dhe funksionimin e përditshëm organizativ të institucionit.

Një veprim ky që sipas opozitës, juristëve dhe ekspertëve të pushtetit vendor,  është i qëllimshëm për të krijuar ngërç juridik në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.

Anëtarët e këshillit bashkiak të Partisë Demokratike i kërkuan të hënën Kryetares se Këshillit Bashkiak, Megi Fino, që të thërrasë në një mbledhje urgjente këtë këshill për të diskutuar situatën e krijuar

“Ky lajm ka krijuar pasiguri të plotë ligjore dhe publike mbi drejtimin aktual të Bashkisë Tiranë, dhe kërkon sqarim të menjëhershëm dhe zyrtar përpara Këshillit Bashkiak dhe qytetarëve të Tiranës”- thuhet në këtë kërkesë.

Këshilltarët opozitarë kërkojnë të sqarohen se kush e ushtron funksionin e kryetarit të Bashkisë dhe se a ka një autoritet institucional për të negociuar, vendosur dhe firmosur në emër të kësaj bashkie, duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e një zinxhiri drejtues institucional që garanton funksionimin normal institucional të institucionit.

Këshilltarja Ilda Zhullali e përshkruan si “kaosin institucional në krye të Bashkisë Tiranë”

Në një qëndrim në Facebook ajo e akuzon Veliajn se me urdhrat nga burgu po krijon një skenar “që kryeqyteti i vendit të mbetet peng i dikujt që kërkon me çdo kusht të blejë daljen nga qelia”.

Ndërsa Ilir Alimehmeti, një prej kandidatëve për deputet më të votuar për listën e PD-së për Tiranën e përshkruan si “lojë pushteti brenda llojit në Partinë Socialiste në kurriz të qytetit dhe qytetarëve të Tiranës”.

“Veliajt i duhet për presion përpara seancës së Gjykatës së Lartë, ndërsa Edi Ramës i duhet që Veliaj të tërheqë njerëzit e vet nga protesta dhe rrjeti i mediave të huaja”, tha Alimehmeti për BIRN.

“Nëse Veliaj nuk delegon një tjetër nënkryetar e paralizon bashkinë totalisht në çdo aspekt dhe ky bllokim bëhet edhe më i rëndë duke marrë parasysh se ndodh pikërisht ndërkohë që hyn shtatori dhe rifillon viti shkollor”, shtoi ai.

Një ngërç juridik që kërkon zgjidhje

Edhe pse ndodhet në burg me disa akuza për korrupsion e pastrim parash, Erjon Veliaj ndoqi një betejë ligjore për të ruajtur mandatin e kryebashkiakut, pasi Këshilli Bashkiak me shumicë socialiste dhe me kërkesë të Kryeministrit Edi Rama votoi shkarkimin e tij dhe Këshilli i Ministrave e miratoi këtë shkarkim, me justifikimin se qytetit i duhej një kryetar në zyrë.

Ai ankimoi në Gjykatë Kushtetuese shkarkimin dhe dekretin e presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme vendore për zëvendësimin e tij.

GJK doli në konkluzionin se shkarkimi i tij nuk ishte justifikuar me ‘shkeljen e rëndë të Kushtetutës dhe të ligjeve’ dhe se ‘mbrojtja e interesit publik për të garantuar të drejtën e zgjedhësve për t’u qeverisur nga një organ i zgjedhur drejtpërdrejt, nuk mund të justifikojë cenimin e garancive kushtetuese’.

Ky vendim konsiderohet po ashtu si ‘pengesë’ për një ndërhyrje të re në funksion të zgjidhjes së ngërçit të krijuar nga ana e qeverisë.

“Nuk është çështje e Këshillit të Ministrave për sa kohë sipas GJK bashkia e Tiranës ka kryetar në krye të detyrës”, tha zyra e shtypit pranë kryeministrit për BIRN.

Për ekspertë të pushtetit vendor dhe juristë, Erjon Veliaj e ka vendosur bashkinë para një situate të paprecedentë juridike dhe po e përdor këtë moment për të ushtruar ‘presion’ ndaj vendimit të pritshëm të Gjykatës së Lartë më 15 shtator, kur dhe do të rishqyrtohet masa e arrestit ndaj tij.

“Duke mos deleguar një nënkryetar të ri si kryetar të bashkisë Veliaj po përdor të vetmin instrument që ai ka tani për të ushqyer argumentet para Gjykatës së Lartë”, tha për BIRN Agron Haxhimali, kryetar i Institutit të Bashkive.

“E fut në krizë drejtimi bashkinë, por ndërkohë ai vet nuk mund ta kryejë detyrën e kryetarit nga bashkia, pasi kjo lidhet me anën protokollare dhe praktike dhe ligjërisht ushtrimi I detyrës kërkon praninë fizike dhe komunikim me vartësit…”, shton Haxhimali.

Ai argumenton se logjikisht Veliaj do të duhej që në të njëjtin akt ligjor të shkarkimit të Ristanit të emëronte një nënkryetar të ri për kryerjen e detyrave të kryetarit, pavarësisht se ligji për vetqeverisjen vendore nuk e detyron shprehimisht ta bëjë këtë.

Për avokatin Gentjan Serjani, urdhri i firmosur nga Veliaj nuk e bën atë “automatikisht’ të ligjshëm si akt dhe është i atakueshëm nga pikëpamja ligjore.

“Për mua argumenti për shfuqizimin e urdhrit të mëparshëm është jo sipas kritereve qe përcaktohen në nenin 116 të Kodi i Procedurave Administrative”, i tha BIRN-it Serjani.

Sipas tij baza ligjore e përdorur është neni 8, pika 2 dhe neni 64 i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe neni 113 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, dispozita që mund të vihen në diskutim nëse ‘mjaftojnë për shfuqizimin e një akti administrativ të ligjshëm”.

Për Serjanin, drejtimi i bashkisë nga burgu është precedent i rrezikshëm dhe situata krijon problematika si në rrafshin e funksionimit institucional, ashtu edhe në perceptimin e qytetarëve.

Kjo sipas tij, krijon përshtypjen se “as masat e drejtësisë nuk e pengojnë vijimin e ushtrimit të pushtetit politik dhe administrativ të politikanëve që hetohen për vepra penale”.

Njëkohësisht, shton ai, kjo situatë rrezikon të thellojë tensionin institucional ndërmjet përfaqësuesve të drejtësisë dhe përfaqësuesve të politikës, duke ngritur pikëpyetje mbi ndarjen dhe balancën ndërmjet këtyre dy pushteteve.

Për Haxhimalin akti juridik i firmosur nga Veliaj mund të kthehet mbrapsht brenda 7 ditësh nga Prefekti i Tiranës, i cili ka të drejtë të kundërshtojë bazueshmërinë e tij ligjore. Sipas tij, ky urdhër po ashtu mund të ankimohet në gjykatë nga ana e vetë Ristanit.

Etiketa: BashkiVeliaj

Lajme të lidhura

U arrestuan nga policia, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Lironi shqipet!
Aktualitet

U arrestuan nga policia, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Lironi shqipet!

10:57 - 02/09/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike
Aktualitet

Bardhi: Pushtet që ka frikë nga qytetarët, kur nuk ka argumente përdor forcën

10:53 - 02/09/26
Aksident në Vorë-Fushë Krujë! Dy makina përplasen kokë më kokë, dyshohet se një person ka humbur jetën
Aktualitet

Aksident në Vorë-Fushë Krujë! Dy makina përplasen kokë më kokë, dyshohet se një person ka humbur jetën

10:35 - 02/09/26
Para
Aksident në Vorë-Fushë Krujë! Dy makina përplasen kokë më kokë, dyshohet se një person ka humbur jetën

Aksident në Vorë-Fushë Krujë! Dy makina përplasen kokë më kokë, dyshohet se një person ka humbur jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

U arrestuan nga policia, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Lironi shqipet!
Aktualitet

U arrestuan nga policia, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Lironi shqipet!

10:57 - 02/09/26

Pas tensioneve që shoqëruan mbrëmjen e djeshme protestën e 94-të te Kryeministria, policia ka arrestuar 14 persona, të cilët tentuan...

Lexo më shumë
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Pushtet që ka frikë nga qytetarët, kur nuk ka argumente përdor forcën

10:53 - 02/09/26
Aksident në Vorë-Fushë Krujë! Dy makina përplasen kokë më kokë, dyshohet se një person ka humbur jetën

Aksident në Vorë-Fushë Krujë! Dy makina përplasen kokë më kokë, dyshohet se një person ka humbur jetën

10:35 - 02/09/26
Erjon Veliaj po e fut bashkinë e kryeqytetit në ngërç për betejën e tij ligjore

Erjon Veliaj po e fut bashkinë e kryeqytetit në ngërç për betejën e tij ligjore

10:29 - 02/09/26
Harxhi: Pavarësisht përpjekjeve për ta zhdukur nga skena politike, Berisha tregoi se dinjiteti gjithmonë fiton

Harxhi: Pavarësisht përpjekjeve për ta zhdukur nga skena politike, Berisha tregoi se dinjiteti gjithmonë fiton

10:15 - 02/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com