GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“: Do zgjidhë hallet e qytetarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“:  Do zgjidhë hallet e qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, prezantoi disa prej pikave të reformës që, sipas tij, synojnë të adresojnë problematika të hershme në administratë dhe në raportin e shtetit me qytetarin.

Rama tha se reforma do të fokusohet në katër pika kyçe: mënyrën se si funksionon shteti, mënyrën se si shumica qeverisëse dëgjon qytetarin, mbajtjen e fjalës së dhënë përmes ligjit dhe zakonit, si dhe hapjen e derës së shërbimit publik ndaj meritës.

Rama pranoi dështimin e shtetit, duke deklaruar se sipas tij Shqipëria ka tre plagë, shteti labirint, mungesa e memories institucionale dhe perceptimi se në Shqipëri njohja dhe fati shpesh vlejnë më shumë se merita dhe ligji.

Sipas tij, “Pasqyrë Albania”, “Besa” dhe “Shkalla e Meritës”, janë mekanizma që, sipas tij, synojnë t’u japin përgjigje këtyre problematikave.

“Sot kemi tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën. Njëra plagë është plaga e shtetit labirintit, qytetari nuk di kur dhe kush duhet t’i përgjigjet. Plaga 2 është mungesa e memories institucionale. Premtohet, flitet, vendoset, por nuk mbahet regjistër llogarish për atë që u bë, për atë që nuk u bë, për atë që u vonua apo për atë që ndryshoi rrugës. Memoria institucionale nuk është protokolli i institucionit.

Është shumë më tepër. Mungesa i kushton shtetit dhe qytetarit shumë herë më tepër sesa mund të imagjinohet. E treta është plaga e derës që nuk duket, të cilën e sheh dhe mund ta prekësh tek ndjenja shpeshherë e drejtë e çdo njeriu në Shqipëri që, për një shërbim, për një vend pune, njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji.

Pasqyra Albania, Prania Besnike, Besa dhe Shkalla e Meritës janë pjesë të pandashme të përpjekjes për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuruar këto plagë”, deklaroi Rama.

Sipas Ramës pjesë e Pasqyrës duhet të jenë edhe dy pushtete të tjera, ai legjislativ dhe gjyqësor.

Për kryeministrin e këtij vendi, duket se nuk mjafton kontrolli politik mbi ekzekutivin dhe mazhoranca në parlament; edhe institucionet e tjera të pushtetit duhet të bëhen pjesë e të njëjtit mekanizëm dhe të njëjtës linjë politike.

Etiketa: Kryesore1pasqyraRama

Lajme të lidhura

Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës
Aktualitet

Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

14:47 - 04/11/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Rama bllokoi arrestimin e Ballukut, Brukseli ngre alarmin: Barazia para ligjit në pikëpyetje

14:36 - 04/11/26
Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Nuk pranojmë dialog!
Aktualitet

Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Nuk pranojmë dialog!

14:25 - 04/11/26
Para
Pasi vetë i ka mbyllur veshët për shqetësimet e qytetarëve, Rama u ‘kthehet’ të tijve: Dëgjoni hallet e njerëzve

Pasi vetë i ka mbyllur veshët për shqetësimet e qytetarëve, Rama u ‘kthehet’ të tijve: Dëgjoni hallet e njerëzve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës
Aktualitet

Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

14:47 - 04/11/26

Është publikuar fotoja e 61-vjeçarit Urim Fiku i cili dyshoeht se është vrarë në malet e Bulqizës. Ngjarja e rëndë...

Lexo më shumë
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Rama bllokoi arrestimin e Ballukut, Brukseli ngre alarmin: Barazia para ligjit në pikëpyetje

14:36 - 04/11/26
Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Nuk pranojmë dialog!

Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Nuk pranojmë dialog!

14:25 - 04/11/26
Vlora Hyseni u shkarkua dhe arrestua, Rama komandon drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Vlora Hysenit, ish-kreu i SHISH mbetet në arrest shtëpie

14:10 - 04/11/26
Eurodeputetja ngre alarmin: qeveria shqiptare në vend që të dëgjojë të rinjtë, ka zgjedhur represionin dhe gazin lotsjellës

Eurodeputetja ngre alarmin: qeveria shqiptare në vend që të dëgjojë të rinjtë, ka zgjedhur represionin dhe gazin lotsjellës

13:53 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com