GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuçovë/ Shoqëruan me forcë kryefamiljarin në sy të fëmijëve, pezullohen nga detyra tre efektivët

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuçovë/ Shoqëruan me forcë kryefamiljarin në sy të fëmijëve, pezullohen nga detyra tre efektivët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra tre efektivët e policisë të Komisariatit të Kuçovës, të cilët shfaqeshin në një video në rrjete sociale, duke tërhequr me forcë një person në fshatin Krekëz, ndërsa aty pranë ndodhej edhe një fëmijë duke qarë.

Bëhet fjalë për inspektorët Kastriot Meçani dhe Dashnor Dino, oficerë të Patrullës së Përgjithshme, si dhe inspektor Afrim Muka, ndihmësspecialist (SPZ).

Gjithashtu ndaj tyre është urdhëruar një hetim disiplinor për shkeljet “Përdorimi i paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës” dhe “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”.

Policia sqaron se shoqërimi i shtetasit Dashnor Toska nuk është bërë për një ndërtim pa leje, por për shkak të një kallëzimi të bërë nga kunata e tij për kanosje.

Sipas policisë, me datë 20 korrik, shtetasja V.T ka bërë kallëzim se është kanosur nga Dashnor Toska.

Për rrjedhojë, me datë 3 gusht, efektivët kanë shkuar në fshatin Krekëz për të shoqëruar personin në fjalë në polici, pasi nuk ka pranuar të paraqitej vullnetarisht.

Sipas policisë, konflikti mes tyre është për shkak të një toke.

REAGIMI I PLOTE I DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE POLICISE SE SHTETIT:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet shoqërimi i një shtetasi nga punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Kuçovë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra 3 punonjësit e Komisariatit të Policisë Kuçovë që shfaqen në video, konkretisht: inspektorët K. M. dhe D. D., oficerë të Patrullës së Përgjithshme, si dhe inspektor A. M., ndihmësspecialist (SPZ).

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në zbatim të kërkesave të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, në DPPSH, për nisjen e hetimit disiplinor ndaj 3 punonjësve të pezulluar nga detyra, për shkeljet “Përdorimi i paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës” dhe “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”.

Ndërkohë, sqarojmë opinionin publik se shoqërimi i shtetasit D. T., që shfaqet në video, nuk është bërë për kryerjen e punimeve të ndërtimit pa leje, por për shkak se ndaj tij është bërë kallëzim për kanosjen e kunatës së tij.

Më datë 20.07.2026, në Komisariatin e Policisë Kuçovë është paraqitur kunata e shtetasit D. T., shtetasja V. T., e cila ka kallëzuar se ky shtetas e kishte kanosur.

Në kuadër të veprimeve procedurale të kryera nga Komisariati i Policisë Kuçovë dhe pas konsultimit me Prokurorinë e Beratit, më datë 03.08.2026, shërbimet e Policisë kanë shkuar në fshatin Krekëz, për të shoqëruar shtetasin D. T., i cili nuk kishte pranuar të paraqitej vullnetarisht në Komisariat, pas njoftimit nga ana e Policisë, për t’u pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.

Në vijim të veprimeve për rastin, materialet procedurale janë referuar në Prokurori, për veprën penale “Kanosja”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Duke qenë se palët janë në situatë konfliktuale dhe në proces gjyqësor për një pronë (tokë), Komisariati i Policisë Kuçovë e ka trajtuar në mënyrë të vazhdueshme problematikën ndërmjet tyre, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës, duke reaguar ndaj çdo njoftimi dhe duke kryer veprimet procedurale në përputhje me ligjin.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit garanton qytetarët se çdo pretendim për shkelje të ligjit apo të standardeve profesionale nga ana e punonjësve të Policisë do të verifikohet me seriozitet dhe paanshmëri.

Çdo punonjës Policie që konstatohet se ka shkelur ligjin, rregullat e shërbimit apo ka cenuar besimin e qytetarëve me veprimet e tij, do të mbajë përgjegjësi sipas parashikimeve të ligjit dhe të Rregullores së Policisë së Shtetit.

 

Etiketa: 3 efektiveKuçovepezullim

Lajme të lidhura

Humb celulari i sekuestruar në qelinë e burgut të Fierit, pezullohen katër gardianë
Aktualitet

Humb celulari i sekuestruar në qelinë e burgut të Fierit, pezullohen katër gardianë

19:05 - 03/09/26
Shkon për dekretim propozimi i Klodiana Spahiut si Ministre e Shëndetësisë, Presidenti Begaj ka 7 ditë kohë për vendimin
Aktualitet

Shkon për dekretim propozimi i Klodiana Spahiut si Ministre e Shëndetësisë, Presidenti Begaj ka 7 ditë kohë për vendimin

18:45 - 03/09/26
Atentati në Mirditë, ngjarja në Orikum dhe plagosja në Korçë/ PD reagim zyrtar: Autoriteti i shtetit po sfidohet nga krimi, Shqipëria në terror
Aktualitet

Atentati në Mirditë, ngjarja në Orikum dhe plagosja në Korçë/ PD reagim zyrtar: Autoriteti i shtetit po sfidohet nga krimi, Shqipëria në terror

18:17 - 03/09/26
Para
Mbyllja e profileve sociale, Salianji: Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur!

Mbyllja e profileve sociale, Salianji: Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb celulari i sekuestruar në qelinë e burgut të Fierit, pezullohen katër gardianë
Aktualitet

Humb celulari i sekuestruar në qelinë e burgut të Fierit, pezullohen katër gardianë

19:05 - 03/09/26

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetimet për katër...

Lexo më shumë
Shkon për dekretim propozimi i Klodiana Spahiut si Ministre e Shëndetësisë, Presidenti Begaj ka 7 ditë kohë për vendimin

Shkon për dekretim propozimi i Klodiana Spahiut si Ministre e Shëndetësisë, Presidenti Begaj ka 7 ditë kohë për vendimin

18:45 - 03/09/26
Atentati në Mirditë, ngjarja në Orikum dhe plagosja në Korçë/ PD reagim zyrtar: Autoriteti i shtetit po sfidohet nga krimi, Shqipëria në terror

Atentati në Mirditë, ngjarja në Orikum dhe plagosja në Korçë/ PD reagim zyrtar: Autoriteti i shtetit po sfidohet nga krimi, Shqipëria në terror

18:17 - 03/09/26
Mbyllja e profileve sociale, Salianji: Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur!

Mbyllja e profileve sociale, Salianji: Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur!

17:29 - 03/09/26
Kuçovë/ Shoqëruan me forcë kryefamiljarin në sy të fëmijëve, pezullohen nga detyra tre efektivët

Kuçovë/ Shoqëruan me forcë kryefamiljarin në sy të fëmijëve, pezullohen nga detyra tre efektivët

17:24 - 03/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com