Kreu demokrat Sali Berisha, vizitën e tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikëse, e konsideroi si udhëtimin e viteve për Shqipërinë.
Berisha tha se niset drejt SHBA me atë bindje si në mars të vitit 1991.
“Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin, dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshtetit”, tha ai.
I pyetur se çfarë mesazhi ka kjo vizitë në SHBA, Berisha tha se unë shkoj dhe takoj miqtë e mi të cilëve u them: unë erdha, erdha.
Kreut demokrat i ndalohej hyrja në SHBA prej majit 2021, kur u sanksionua si person ‘non grata’ nga Departamenti amerikan i Shtetit. Berisha nisi një betejë që fillimisht e cilësoi si “betejën për dinjitet”, ndërsa akuzoi Sorosin se kishte lobuar për një vendim të tillë. Më pas ai akuzoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën se kishin lobuar për këtë sanksionim.
Zoti Berisha, pyetja e parë. Keni udhëtuar shpesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si kryeministër keni takuar presidentë të ndryshëm. Po çfarë emocioni keni në këtë udhëtim? Është një emocion ndryshe apo shkoni i ftohtë?
Berisha: Po, është ndryshe. Është ndryshe. Ka disa ngjashmëri. Ndonëse është vite dritë larg, por ka disa ngjashmëri me udhëtimin tim të parë në Shtetet e Bashkuara.
Është më i rëndësishmi ky udhëtim apo si do ta vlerësoni? Më historiku?
Berisha: Është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Thashë, fakti që jeni këtu dëshmon se ju e ndjeni të drejtë se ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë.
Dhe një pyetje, biletën biznes apo ekonomik class?
Berisha: Faleminderit shumë. Faleminderit dhe mirupafshim.
Ju nisët fraksionin dhe ju drejtuat parlamentit duke thënë që unë erdha. A keni një mesazh për kryeministrin Rama tani që po niseni për në SHBA? Para pak minutash ka qenë në aeroport… Çfarë mesazhi keni për zotin Rama?
Berisha: Për Padrinon, i them se po niset si Padrino dhe po arrin si Ramaduro.










Discussion about this post