GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji: Paradoksi i udhëtimit të Sali Berishës në SHBA

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: Paradoksi i udhëtimit të Sali Berishës në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Udhëtimi i Sali Berishës drejt Shteteve të Bashkuara është një lajm pozitiv. Çdo hap që normalizon marrëdhënien e një force politike shqiptare me aleatin strategjik të Shqipërisë është në interes të vendit dhe të Partisë Demokratike”, shkruan Evrin Salianji në një postim në Facebook.

Më tej në statusin e tij ish-deputeti i PD-së vijon: “Por nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston problemi politik që ka rënduar mbi PD-në për vite me radhë. Non grata për korrupsion është një njollë që nuk rëndon vetëm mbi një individ. Ajo ka rënduar mbi një parti të tërë, mbi opozitën dhe mbi mundësinë e saj për t’u paraqitur si alternativë qeverisëse. Udhëtimi sot tregon një paradoks të madh, Berisha mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të udhëtojë politikisht në Shqipëri.

Nuk mund të bindë Fierin për të organizuar një takim, nuk e viziton dhe as mund të fitojë Shkodrën, nuk organizom dot takim e nuk mund të ndezë Vlorën, nuk bën dot takim në Berat dhe është non grata nga protestuesit në Tiranë.

Mbi të gjitha, nuk mund të bindë shumicën e shqiptarëve se është zgjidhja për të ardhmen.

Kjo është arsyeja pse, pavarësisht çdo lajmi të mirë që mund të vijë nga Uashingtoni, problemi i PD-së mbetet në Tiranë.

Edi Rama nuk largohet duke përsëritur të shkuarën. Largohet duke ndërtuar një alternativë që shqiptarët besojnë se mund ta zëvendësojë dhe sot, pengesa më e madhe për këtë alternativë është fakti që PD-ja vazhdon të mbahet peng i një beteje për të shkuarën, në vend që të ndërtojë betejën për të ardhmen.

Prandaj, ndoshta ky udhëtim është një mundësi, një mundësi që, larg zhurmës së përditshme, Sali Berisha të reflektojë për atë që do i kërkojnë, dorëheqjen!

Të kuptojë se historia e tij nuk mund të jetë përgjithmonë historia e Partisë Demokratike.

Të kuptojë se një parti nuk mund të jetë peng i një individi dhe të kuptojë se një dorëheqje dinjitoze nuk është humbje personale, por mund të jetë kontributi i fundit i madh politik për Shqipërinë dhe PD-në.

Nëse Berisha e do vërtet Partinë Demokratike dhe ka interesin publik të parin ai duhet t’i japë Partisë Demokratike atë që nuk ia ka dhënë dot deri tani; mundësinë për të fituar.

Sepse Shqipëria ka nevojë për një opozitë që fiton, jo për një opozitë që vetëm mbijeton.

Koha për ndryshim është tani! Edi Rama e ka humbur mbështetjen popullore, qytetarët presin të ndryshojë opozita për të larguar Ramën një orë e më parë!

 

Etiketa: berishaKryesore1paradoksSalianjiSHBA

Lajme të lidhura

Fushë Arrëzi kundër Reformës Territoriale: Nuk duam bashkim me Pukën!
Aktualitet

Fushë Arrëzi kundër Reformës Territoriale: Nuk duam bashkim me Pukën!

14:38 - 04/09/26
Mbyllja e llogarive në Instagram, eurodepuetja Anna Strolenberg: Censurë dhe shtypje e lirisë së fjalës! Kjo është çmenduri
Aktualitet

Mbyllja e llogarive në Instagram, eurodepuetja Anna Strolenberg: Censurë dhe shtypje e lirisë së fjalës! Kjo është çmenduri

14:04 - 04/09/26
Skema e mashtrimit me çështjet e pronave/ 58-vjeçarja përfiton mbi 100 mijë euro, bie në pranga
Aktualitet

Skema e mashtrimit me çështjet e pronave/ 58-vjeçarja përfiton mbi 100 mijë euro, bie në pranga

13:19 - 04/09/26
Para
Fushë Arrëzi kundër Reformës Territoriale: Nuk duam bashkim me Pukën!

Fushë Arrëzi kundër Reformës Territoriale: Nuk duam bashkim me Pukën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushë Arrëzi kundër Reformës Territoriale: Nuk duam bashkim me Pukën!
Aktualitet

Fushë Arrëzi kundër Reformës Territoriale: Nuk duam bashkim me Pukën!

14:38 - 04/09/26

Në Fushë-Arrëz nisën konsultimet publike me qytetarët, lidhur me propozimin e mazhorancës socialiste për shkrirjen e kësaj bashkie me Pukën....

Lexo më shumë
Salianji: Paradoksi i udhëtimit të Sali Berishës në SHBA

Salianji: Paradoksi i udhëtimit të Sali Berishës në SHBA

14:16 - 04/09/26
Mbyllja e llogarive në Instagram, eurodepuetja Anna Strolenberg: Censurë dhe shtypje e lirisë së fjalës! Kjo është çmenduri

Mbyllja e llogarive në Instagram, eurodepuetja Anna Strolenberg: Censurë dhe shtypje e lirisë së fjalës! Kjo është çmenduri

14:04 - 04/09/26
E bujshme/ Sergio Aguero nën hetim për pastrim parash për një kartel droge

E bujshme/ Sergio Aguero nën hetim për pastrim parash për një kartel droge

13:44 - 04/09/26
Skema e mashtrimit me çështjet e pronave/ 58-vjeçarja përfiton mbi 100 mijë euro, bie në pranga

Skema e mashtrimit me çështjet e pronave/ 58-vjeçarja përfiton mbi 100 mijë euro, bie në pranga

13:19 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com