GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

në Breaking Views, Kryesore2, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas reagimit të Minsitrit të Drejtësisë Toni Gogu, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve, funksionarëve dhe punonjësve të administratës së sistemit të drejtësisë.

Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat kundërshtojnë kërkesën e Ministrisë së Financave që pagesat të përllogariten sipas formulës së mëparshme, e cila, sipas tyre, është shfuqizuar. Ato argumentojnë se Kuvendi kishte afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese, por nuk e përmbushi këtë detyrim.

Sipas deklaratës, vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së për llogaritjen e pagave janë ende në fuqi dhe duhet të zbatohen nga institucionet përgjegjëse. Shoqatat theksojnë se pagesat nuk mund të mbeten peng i miratimit të një ligji të ri apo i mosveprimit të Kuvendit. Ato kërkojnë gjithashtu respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe që çdo ndërhyrje e re ligjore të mos cenojë standardin e vendosur prej saj.

Gjatë një deklarate për shtyp Gogu tha sot se çështja e pagave të magjistratëve në Shqipëri, do të zgjidhet me nisjen e këtij sesioni parlamentar, megjithëse nuk e përcaktoi një datë.

“Detyra ime është që kjo të bëhet sa shpejt, sa më mirë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen”, tha Gogu.

Deklarata e plotë:

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve shprehin shqetësimin e tyre të thellë për vijimin e mosekzekutimit të pagave të magjistratëve, funksionarëve të organeve të sistemit të drejtësisë dhe të personelit të administratës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë, si dhe për mënyrën se si po justifikohet kjo situatë nga institucionet përgjegjëse.

Gjykata Kushtetuese i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për miratimin e ndryshimeve ligjore dhe jo thjesht për depozitimin e nismave për ndryshime të tilla. Në paragrafin 110 të vendimit nr. 15/2026, Gjykata parashikoi shprehimisht edhe situatën e mosveprimit të Kuvendit, duke referuar mekanizmin e llogaritjes te funksionari i administratës së lartë publike.

Pas përfundimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP kanë marrë vendimet përkatëse për konkretizimin e llogaritjes së pagave. KLGJ dhe KLP nuk kanë marrë kompetencën e Kuvendit për të bërë politikë pagash, ata kanë konkretizuar pasojat e një vendimi kushtetues pasi afati i vendosur për ligjvënësin kishte përfunduar.

Pas bllokimit të paprecedentë të pagesave të përllogaritura sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Ministri i Financave i ka kërkuar zyrtarisht KLGJ-së dhe KLP-së që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesat e llogaritura sipas formulës së mëparshme. Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë ka pranuar publikisht sot se kjo formulë është tashmë shfuqizuar dhe se për plotësimin e këtij “boshllëku” duhet të ndërhyjë Kuvendi. Këtu qëndron një kontradiktë që nuk mund të anashkalohet: nëse formula e vjetër është shfuqizuar, mbi çfarë baze ligjore kërkohet nga KLGJ dhe KLP që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesa të llogaritura pikërisht mbi atë formulë?

Situata është mëse e qartë. Pas datës 31 korrik 2026, nuk mund të kërkohet zbatimi i një formule që Këshilli i Ministrave, përmes Ministrit të Drejtësisë, pranon publikisht se nuk është më në fuqi, ndërkohë që të lihet pa zbatuar mekanizmi i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese. Po aq e rëndësishme është se vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë nuk janë goditur gjyqësisht, janë akte në fuqi dhe duhet të respektohen e të ekzekutohen nga institucionet përgjegjëse.

Edhe nisma e re ligjvënëse e depozituar nga dy deputetë të Kuvendit duhet të vlerësohet me shumë seriozitet, si për faktin se ndryshimet ligjore kërkohen të miratohen dukshëm pas përfundimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe për përmbajtjen e projektligjit. Kjo nismë nuk mund të përdoret për të justifikuar bllokimin e pagave sot. Ekzekutimi i pagave të magjistratëve nuk mund të mbetet peng i pritjes për një ligj të ri, apo i mosveprimit të Kuvendit. Ndryshimi ligjor që Kuvendi duhej të miratonte deri më 31 korrik 2026 ishte detyrim për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, jo një kusht nga i cili varej pafundësisht hyrja në fuqi e efekteve 2 të tij. Vetë Gjykata përcaktoi se efektet e shfuqizimit hynin në fuqi, në çdo rast, jo më vonë se 31.07.2026, dhe parashikoi mekanizmin konkret që do të zbatohej në rast mosveprimi të Kuvendit.

Prandaj, pretendimi se pas 31 korrikut duhet të pritet sërish miratimi i ligjit do të thotë t’i jepet Kuvendit, përmes mosveprimit të tij, fuqia për të shtyrë një afat të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shndërrohet në një veto faktike ndaj efekteve të një vendimi kushtetues. Nëse pranohet që mosveprimi i një pushteti mund të pezullojë efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, atëherë vihet në diskutim vetë autoriteti i Kushtetutës. Për këto arsye, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë:

– Ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve dhe jo kushtëzimin e tyre me miratimin e një ligji të ri.- Që Ministria e Financave të sqarojë se mbi çfarë baze ligjore kërkon zbatimin e një formule që tashmë pranohet se është shfuqizuar;

– Respektimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e mekanizmit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për periudhën pas 31 korrikut 2026;

– Ekzekutimin e vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë janë akte në fuqi;

– Që çdo ndërhyrje ligjore e Kuvendit duhet, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok, të mos prodhojë një rezultat më të pafavorshëm se standardi i vendosur tashmë nga Gjykata Kushtetuese.

 

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1pagat e gjyqtarëve

Lajme të lidhura

Thirrja nga sheshi i protestës: Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti
Breaking Views

Thirrja nga sheshi i protestës: Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti

21:04 - 05/09/26
Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë
Sport

Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë

20:40 - 05/09/26
Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n
Breaking Views

Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n

20:32 - 05/09/26
Para
Thirrja nga sheshi i protestës: Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti

Thirrja nga sheshi i protestës: Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thirrja nga sheshi i protestës: Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti
Breaking Views

Thirrja nga sheshi i protestës: Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti

21:04 - 05/09/26

Gjatë fjalës së tij në ditën e 98-të të qëndresës popullore para Kryeministrisë, aktivisti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve...

Lexo më shumë
Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë

Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë

20:40 - 05/09/26
Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n

Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n

20:32 - 05/09/26
Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”

Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”

20:26 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com