Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të diel një takim me shqiptarët në New Jersey, nga ku ka sulmuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.
Sipas kreut të PD-së, qeverisja aktuale është një “mostër hibride midis ekstremit të majtë dhe karteleve të drogës”, ndërsa akuzoi Ramën se po shpopullon vendin.
“Duke iu referuar statistikave të Eurostatit, kjo mostër po kërcënon tani së fundmi shqiptarët edhe me uri. Me çmimet që rriten 5,2 herë më shumë se mesatarja e BE-së, me qiratë që kanë kapur pagën mesatare.
Kjo mostër hibride midis ekstremit të majtë dhe karteleve të drogës është narkoshteti shqiptar, me në krye Edi Ramën, i cili po shpopullon Shqipërinë me ritme apokaliptike”, tha Berisha.
Ndër të tjera, ai u ndal te hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka “bllokuar drejtësinë me 83 mandatet e krimit”, pasi mazhoranca nuk i hoqi asaj imunitetin pas kërkesës së SPAK.
“Ky narkoshtet antishqiptar është themeluar dhe drejtohet nga një individ i vetëm, i cili i ka mbledhur pushtetet në dorën e tij, më shumë se diktatori i fundit që sundoi shqiptarët, duke mos lejuar zgjedhje të lira dhe duke kaluar përfundimisht kufirin midis partisë dhe shtetit. Ky përbindësh me emrin Edi Rama bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit, siç ishte rasti i Lubi Ballukut, ku nuk u votua heqja e imunitetit të saj”, u shpreh kreu i PD-së.
Sali Berisha: Sot unë kam ardhur këtu me një thirrje të fortë për çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet. Kam një kushtrim për çdo shqiptar. Dita e sotme mund të jetë për një moment fitoreje dhe triumfi, por ne, si shqiptarë, kemi arsye shumë të forta për të mos u ndjerë të përmbushur dhe triumfues, sepse Shqipëria, dheu ynë i dashur, po rrotullohet ndoshta më shumë se kurrë në ekzistencën e saj.
Në Shqipëri, ekstremi i majtë, që ka lindur nga krimi, ka sunduar me krimin dhe është shartuar me kartelet e drogës, të cilat presidenti i SHBA-së, me shumë të drejtë, po i krahason me organizatat terroriste, duke sjellë kështu në jetë një mostër që ushqehet me paratë e shqiptarëve ditë e natë; që lë spitalet pa ilaçe dhe mjeron të sëmurët shqiptarë; që ka rrënuar arsimin në një shkallë ekstreme; që ka shkatërruar drejtësinë dhe e kontrollon atë, e cila burgos me dy-tre vjet ata që kanë vjedhur miliona dhe pastaj i liron që të shijojnë paratë e tyre, siç ka ndodhur me Tahirin, Dakon, Beqajn, Çyrben, Bakon e të tjerë, që janë liruar nga qelitë dhe nuk u kanë kthyer shqiptarëve asnjë qindarkë të vjedhur.
Duke iu referuar statistikave të Eurostatit, kjo mostër po kërcënon tani së fundmi shqiptarët edhe me uri. Me çmimet që rriten 5,2 herë më shumë se mesatarja e BE-së, me qiratë që kanë kapur pagën mesatare.
Kjo mostër hibride midis ekstremit të majtë dhe karteleve të drogës është narkoshteti shqiptar, me në krye Edi Ramën, i cili po shpopullon Shqipërinë me ritme apokaliptike.
Sipas shifrave të BE-së, ky narkoshtet antishqiptar është themeluar dhe drejtohet nga një individ i vetëm, i cili i ka mbledhur pushtetet në dorën e tij, më shumë se diktatori i fundit që sundoi shqiptarët, duke mos lejuar zgjedhje të lira dhe duke kaluar përfundimisht kufirin midis partisë dhe shtetit.
Ky përbindësh me emrin Edi Rama bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit, siç ishte rasti i Lubi Ballukut, ku nuk u votua heqja e imunitetit të saj.










Discussion about this post