GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, ka treguar sot se zotëron një audio-përgjim që implikon dhe vetë kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë në ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për një audio të janarit 2026 që zgjat 3 orë dhe që ai e mban më dy kopje.

Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve. Ahmetaj pretendoi se Ron Yefet zotëron 49% të kompanisë Timak sh.p.k., ndërsa kjo e fundit, sipas tij, ka në pronësi 80% të Timak Defense.

Ish-zëvendëskryeministri e lidhi këtë strukturë me atë që e quajti “koncepti KAYO”, duke pretenduar se një skemë e tillë është shtrirë në sektorë të ndryshëm financiarë të shtetit. Ahmetaj përmendi edhe kompani të tjera, mes tyre Advanced Arms Technology, Timak Aviation dhe Timak Special Vehicles, që janë pjesë e këtij koncepti.

“Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s’dua t’i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës. Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s’kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t’i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t’i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë. Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale. Është i janarit 2026. Të këtij viti. Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu.

Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa.  Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë. Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t’ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu. Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s’ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës. Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik. Tani vijmë tek audiopërgjimet. Sigurisht që regjia është përgatitur. Këtu kam ofruar gjashtë raunde për të mos i marrë kohë shqiptarëve,” tha Ahmetaj.

“Është interesante. Është midis Ron Yefetit dhe dy qytetarëve, ukrainishtfolës dhe rusishtfolës. Njëri prej tyre e ka emrin Igor, por këta nuk janë fokusi im. Bëhet fjalë për grabitjen e Delvinës me të njëjtin koncept, konceptin KAYO. Shqiptarët duhet ta dinë që kreu i organizatës së bashku me plaçkitësen kanë më shumë se 9-10 muaj që tentojnë të grabisin Delvinën për t’ia dhënë Ron Yefetit. Koncepti KAYO është: shteti krijon një kompani, siç ka krijuar KAYOn. Dhe pastaj këtu fillojnë gjithë vemjet, joint venture, me 80% vemjet dhe 20% shteti i shkretë. Devijojnë paratë e buxhetit të shtetit dhe shërbimet pa tender në mënyrë kriminale tek kompanitë bija të KAYOs. Dhe vemjet nuk hedhin asnjë cent. Do ta shikojmë tek Timak Defense. Këto janë krijesa të Edi Ramës. I lutem deputetëve të partisë time që votuan ligjin e KAYO-s, të mos e ulin kokën, se po ju vjen ligji tjetër në shëndetësi. Është i njëjti koncept KAYO me izraelitin tjetër Sani, që e paska deklaruar dhe në grup, ka thënë ‘ministrja iku se nuk firmosi’.

Le ta mohojë sa ta dojë, se nga brenda grupit më ka ardhur, por ka thënë se, ne do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin në Shëndetësi. Prandaj ka ikur ministrja. 

Është tjetër izraelit ky. Është influenca e Ron Yefetit. Këtu bëhet fjalë që të grabitet Delvina, madje aty i thotë: ‘Nuk keni nevojë për para, ndërtoni pak pjesën teknike se s’ka hedhur asnjë cent’. Dhe sigurisht që Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYOs, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që zoti Peka, në intervistën e fundit, kam thënë që është ndërruar komandanti i forcave tokësore me qëllim. Tani do shohim transfertat, paratë e shqiptarëve si u shkojnë miqve, klientëve dhe kreut të organizatës. Unë brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste shoh që nuk ndjehet njeri për plaçkitësen, votojnë këtë ligj kriminal për të vënë duart në kokë. Ermal Raketa është pseudonimi që Forcat e Armatosura i referohen ministrit të tyre. Nga brenda më ka ardhur. Kur kreu i organizatës i ka thënë: ‘Ermal, ti po më zhgënjen’, Ermali çohet në këmbë dhe i thotë: ‘Unë për ty bëj dhe raketë!’. E firmos. Dhe Forcat e Armatosura tash kanë filluar i thonë Ermal Raketa,” tha Ahmetaj.

Etiketa: Arben AhmetajKryesore1

Lajme të lidhura

Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë
Aktualitet

Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë

23:17 - 07/09/26
“Interceptim 3 orë në Monako”/ Ahmetaj nxjerr përgjimin që implikon Ramën: Trafik armësh me zraelitin Ron Yeffet
Breaking Views

“Interceptim 3 orë në Monako”/ Ahmetaj nxjerr përgjimin që implikon Ramën: Trafik armësh me zraelitin Ron Yeffet

23:07 - 07/09/26
“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës
Aktualitet

“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës

22:38 - 07/09/26
Para
“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës

“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë
Aktualitet

Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë

23:17 - 07/09/26

Protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Rrugët e Tiranës janë mbushur plot me protestues, që vazhdojnë të instistojnë në...

Lexo më shumë
“Interceptim 3 orë në Monako”/ Ahmetaj nxjerr përgjimin që implikon Ramën: Trafik armësh me zraelitin Ron Yeffet

“Interceptim 3 orë në Monako”/ Ahmetaj nxjerr përgjimin që implikon Ramën: Trafik armësh me zraelitin Ron Yeffet

23:07 - 07/09/26
“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës

“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës

22:38 - 07/09/26
Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008

Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008

22:02 - 07/09/26
 “Ju erdhi fundi”- Protestuesit rrethojnë në mënyrë simbolike godinën e Kryeministrisë

 “Ju erdhi fundi”- Protestuesit rrethojnë në mënyrë simbolike godinën e Kryeministrisë

21:28 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com