Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dorëheqjen e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe emërimin në këtë detyrë të Klodiana Spahiut.
Dekreti i kalon sot seancës plenare për votim dhe me pas Spahiu do duhet të betohet para Presidentit për të nisur detyrën.
Ndryshimi në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë vjen pasi Evis Sala dha dorëheqjen nga detyra disa ditë më parë.
Gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar të mërkurën, teksa u bë i ditur vendimi, Sala deklaroi se synon t’i rikthehet dhe të vijojë karrierën e saj akademike.
Pas largimit të saj, kryeministri Edi Rama emëroi Klodiana Spahiun në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ndryshimet tashmë janë dekretuar edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke zyrtarizuar largimin e Salës dhe marrjen e detyrës nga Spahiu.










Discussion about this post