GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Për Beogradin krimet e luftës ndaj një kombi tjetër dhe ato kundër njerëzimit janë nder dhe lavdi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Për Beogradin krimet e luftës ndaj një kombi tjetër dhe ato kundër njerëzimit janë nder dhe lavdi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, lidhur me ceremoninë e varrimit për ‘Kasapin e Bosnjës’, Ratko Mlladiç nga autoritetet serbe.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se me këtë akt të shëmtuar dhe çnjerëzor, presidenti i Serbisë së Madhe, Asleksandar Vuçiç, dëshmon se për të dhe elitën e Beogradit gjenocidi ndaj një kombi tjetër, krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit janë nder dhe lavdi.

‘Ky akt është një vrasje dhe masakrim për së dyti i viktimave të Ratko Mlladiçit, është dëshmi e moralit kriminal të nacionalizmit serb dhe një sfidë e hapur për botën e qytetëruar’, shkruan kryedemokrati.

‘…ky akt është dëshmi e pakontestueshme se Serbia e nderimit dhe lavdërimit të gjenocidit më të egër në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore vazhdon të mbetet një kërcënim madhor për fqinjët e saj, paqen dhe stabilitetin në rajon’, përmbyll reagimin lideri i PD.

Reagimi

Të dashur miq,

Dje, me urdhër të presidentit të Serbisë së Madhe, Aleksandër Vuçiç, u varros me nderime të larta shtetërore e kishëtare dhe me pjesëmarrjen e mijëra e mijëra qytetarëve monstra e Bosnjës, gjenerali famëkeq Ratko Mladiç.

Me këtë akt të shëmtuar dhe çnjerëzor, presidenti i Serbisë së Madhe, Vuçiç, ish-idthar i flaktë i gjeneralit gjakatar dhe iniciator i nismës “Shtëpia për Ratkon” për ta fshehur atë nga drejtësia ndërkombëtare, dëshmon se për të dhe elitën e Beogradit gjenocidi ndaj një kombi tjetër, krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit janë nder dhe lavdi.

Ky akt është një vrasje dhe masakrim për së dyti i viktimave të Ratko Mlladiçit, është dëshmi e moralit kriminal të nacionalizmit serb dhe një sfidë e hapur për botën e qytetëruar. Gjithashtu, ky akt është dëshmi e pakontestueshme se Serbia e nderimit dhe lavdërimit të gjenocidit më të egër në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore vazhdon të mbetet një kërcënim madhor për fqinjët e saj, paqen dhe stabilitetin në rajon.

Etiketa: beogradberishakrime

Lajme të lidhura

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë
Aktualitet

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

19:23 - 18/10/26
Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital
Aktualitet

Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital

18:58 - 18/10/26
I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës
Aktualitet

I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës

18:23 - 18/10/26
Para
Protestë ndaj Bankers Petroleum, banorët paralajmërojnë bllokimin e puseve të naftës

Protestë ndaj Bankers Petroleum, banorët paralajmërojnë bllokimin e puseve të naftës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë
Aktualitet

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

19:23 - 18/10/26

Protestuesit i kanë vendosur zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pas kësaj, policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës. Protestuesit...

Lexo më shumë
Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital

Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital

18:58 - 18/10/26
I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës

I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës

18:23 - 18/10/26
Policia qëllon me gurë drejt gazetarëve gjatë protestës

Policia qëllon me gurë drejt gazetarëve gjatë protestës

18:11 - 18/10/26
Tensione në qendër të Tiranës, i merr flakë uniforma një efektivi

Tensione në qendër të Tiranës, i merr flakë uniforma një efektivi

17:56 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com