GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Champions League nis sonte me superduelin Real Madrid-Inter, Lautaro: Kemi armët tona për t’i mposhtur

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Champions League nis sonte me superduelin Real Madrid-Inter, Lautaro: Kemi armët tona për t’i mposhtur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid-Inter është superdueli në nisje të sezonit të ri të Champions League. Sonte ngre siparin kompeticioni më i lavdishëm për klube, teksa në orën 21:00 ‘galaktikët’ e Jose Mourinhos përballen me kampionët e Seria A.

Për ‘special 1’ ky është një takim me të kaluarën, pasi emri i Mourinho-s lidhet me historinë e zikaltërve. Para duelit portugezi ka mohuar te ketë hatër mbetje me Christian Chivu-n, ndërsa ka vlerësuar jashtëzakonisht Interin, por ka shtuar se ‘është i habitur se si kjo skuadër nuk e ka fituar Champions League vitet e fundit’.

Sakaq trajneri i Interit Criatian Chivu thotë se ‘Jose Mourinho është një person i veçantë për të’ dhe se ‘skuadra ka detyrim të ngrihet në lartësinë e emrit të Interit’.

Për supersfidën foli edhe kapiteni i zikaltërve Lautaro Martinez i cili u shpreh se ‘Champions League është një objektiv për Interin, por jo fiksim’.

“Champions League është një ëndërr dhe një objektiv i qartë, jo një obsesion. Është një kompeticion shumë i madh, por te një klub gjigant si Interi, duhet të kemi gjithmonë mentalitetin e duhur, duam të sjellim trofe në shtëpi”, u shpreh Lautaro.

Ai gjithushtu u pyet edhe për përbllejn kundër madrilenëve, duke u shprehur: “Real Madridi është një ekip i madh, me shumë vlera dhe lojtarë të një niveli shumë të lartë. Ata kanë afruar lojtarë të mirë dhe e kanë forcuar mbrojtjen me cilësi, por edhe ne kemi armët tona për të përballuar nivelin e tyre”.

Zikaltërit sonte do të jenë pa shërbimet e Dimarco-s dhe Djed Spence, ndërsa te Real Madrid ka mungesa të theksuara të mesfushë. Mourinho nuk ka në dispozicion Camavinga-n, Arda Guler, Bernardo Silva-n, Rodrygo-n, Eder Militao-n dhe Raul Asensio-n.

Ndeshje interesante në orën 21:00 janë Dortmund-Villareal në Gjermani, Lille-Betis në Francë dhe sidomos Porto ndaj Manchester City-t në Portugali.

Mbrëmja do të nisë që në orën 18:45 kur AEK-u i shqiptarëve do të presë në Greqi LASK-un e Austrisë. Stavro Pilo pritet të jetë titullarë në këtë duel, ndërsa në dyshime është portieri Thomas Strakosha. Ky i fundit vuan nga një dëmtim dhe është në pikëpyetje për këtë përballje. Sfida tjetër e orës 18:45 është mes Club Brugge dhe Aston Villa-s. Java e parë e Champions League, ndryshe nga 7 javët e tjera, luhet në 3 ditë. Nga e marta në të enjte.

Etiketa: interReali

Lajme të lidhura

Taulant Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje
Sport

Taulant Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje

20:57 - 07/09/26
U zunë për një grua, futbollisti dyshohet se helmoi për vdekje shokun e skuadrës
Sport

U zunë për një grua, futbollisti dyshohet se helmoi për vdekje shokun e skuadrës

18:06 - 07/09/26
Europiani i Shpresave 2027 / Delegacioni i UEFA-s mbërrin në Shqipëri, vizitë inspektuese në stadiumet e turneut
Sport

Europiani i Shpresave 2027 / Delegacioni i UEFA-s mbërrin në Shqipëri, vizitë inspektuese në stadiumet e turneut

16:44 - 07/09/26
Para
Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, opozita kërkon komision hetimor për trafikun e armëve

12:24 - 08/09/26

39 deputetë të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike i janë drejtuar Kuvendit me kërkesën për ngritjen e një Komisioni...

Lexo më shumë
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna

Hajdutët grabitën dy biznese në Berat, autorët thyejnë kasafortat dhe marrin rreth 200 milionë lekë

12:02 - 08/09/26
Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!

11:44 - 08/09/26
Champions League nis sonte me superduelin Real Madrid-Inter, Lautaro: Kemi armët tona për t’i mposhtur

Champions League nis sonte me superduelin Real Madrid-Inter, Lautaro: Kemi armët tona për t’i mposhtur

11:26 - 08/09/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Sot paguajmë më shtrenjtë gjithçka! Regjimi i Ramës i e ka kapur për fyti ekonominë

11:03 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com