GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi-Peleshit: Gjykata ndodhet në kolaps për fajin tuaj!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur në Konferencën e Kryetarëve çështjen e pagave të magjistratëve, duke akuzuar Kuvendin për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke deklaruar se situata e krijuar në gjykata lidhet me moszbatimin e vendimit që kërkon një formulë të re për llogaritjen e pagave të magjistratëve.

Sipas tij, për këtë çështje ekziston edhe një vendim i Këshillit të Legjislacionit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por Kuvendi nuk ka ndërmarrë veprimet përkatëse.

“Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta. Ka një vendim të Këshillit të Legjislacionit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ju nuk veproni. Pasojat janë se gjyqtarët janë pa paga dhe sot gjykatat janë në krizë. Përgjegjës është Kuvendi, i cili nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Gazment Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së e vijoi përplasjen me Peleshin duke e akuzuar se po vendos aktet e qeverisë mbi Kushtetutën.

Bardhi e lidhi këtë akuzë edhe me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Sipas tij, Kuvendi duhej ta kishte nisur sesionin një ditë më parë, ndërsa akuzoi Peleshin se si mbyllja e sesionit të kaluar, ashtu edhe nisja e sesionit të ri, janë bërë në shkelje të Kushtetutës.

“Ju jeni kryetari i Kuvendit i vetmi në histori që konsideroni më të rëndësishëm zbatimin e një akti qeveritar sesa Kushtetutën. Në hierarkinë e normave ju nuk vendosni Kushtetutën e Shqipërisë, por urdhrat e Këshillit të Ministrave. Na folët këtu se si do të jetë sesioni i ri parlamentar, por ju po e nisni këtë sesion duke shkelur Kushtetutën. E mbyllët sesionin e kaluar duke shkelur Kushtetutën, tani po e nisni me shkelje kushtetuese. Do të duhej që ky Kuvend ta niste sesionin dje. Po ju nuk jeni serioz, nuk e njihni Kushtetutën”, tha Bardhi.

 

Etiketa: BardhiGjykatapELESHI

Lajme të lidhura

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!
Aktualitet

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim
Breaking Views

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!
Breaking Views

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26
Para
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, opozita kërkon komision hetimor për trafikun e armëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26

Old Trafford u bë skena e një ndeshjeje spektakolare me gola të shumtë ku përballë u vunë Manchester United dhe...

Lexo më shumë
“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com