GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Rama të japë llogari!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Rama të japë llogari!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kërkuar ngritjen e menjëhershme të një Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me akuzat për një skemë të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të armëve.

Këlliçi akuzon qeverinë se nuk po jep përgjigje për dyshimet e ngritura lidhur me aktivitetin e kompanisë shtetërore KAYO, ndërsa kërkon që Kuvendi të hetojë pretendimet e bëra publikisht nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan: “Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm! Ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes duhej të kishte paraqitur sot dorëheqjen dhe Kryeministri të mbante përgjegjësi e të jepte llogari për akuzën e shoqëruar me dëshmi për trafik ndërkombëtar të armëve, Edi Rama dhe Ermal Nufi u shfaqën në një aktivitet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Kujtojmë se mbrëmë, ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj solli dëshmi se si miku personal i Kryeministrit, izraeliti Ron Yeffet, në një komunikim me partnerët ukrainas tregoi se kishte çdo gjë nën kontroll në Shqipëri dhe mund të bënte çfarë të donte me procedurat, me tenderat, me projektet, me infrastrukturën.

Ai ishte pajtuar nga Kryeministri për të kryer punët e pista.

Dhe vegla që Ron Yeffet kishte në dispozicion në fushën e trafikut të armëve që do prodhoheshin në Afrikë e do ambalazhoheshin në Tiranë, është pikërisht Ermal Nufi.

Ky është nga skandalet më të rënda të këtyre dekadave që cenon rëndë sigurinë tonë kombëtare, por edhe të NATO-s, ku ne jemi anëtarë.

Ndërkohë që Edi Rama ka treguar se mbron çdo aferë e çdo person të përfshirë, dhe në kushtet kur SPAK nuk kryen detyrën, është e domosdoshme të ngrihet sa më shpejt Komisioni Hetimor Parlamentar që ka kërkuar sot Opozita.

Personalisht, kam kërkuar transparencë lidhur me këto dyshime dhe me aktivitetin e KAYO, kompania shtetërore që ka krijuar Rama, por që kontrollohet nga Ron Yeffet.

I kam dërguar kërkesë për informacion Ministrit të Mbrojtjes prej 5 muajsh, pa marrë asnjëherë asnjë përgjigje.

Kjo heshtje konfirmon akuzën që u bë mbrëmë dhe dëshminë që u bë publike për trafik ndërkombëtar armësh.

Parlamenti e ka për detyrë të hedhë dritë mbi këto fakte, dëshmi e akuza.

Me nisjen sot të sesionit të ri parlamentar, duhet të marrë rrugë edhe kërkesa e drejtë e Opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për këtë mega-skandal!”.

 

Etiketa: AhmetajBelind KelliciKomision HetimorKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues
Aktualitet

Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues

17:37 - 08/09/26
Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave
Aktualitet

Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

17:07 - 08/09/26
“Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen”, protestuesit stacionohen para Kuvendit
Breaking Views

“Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen”, protestuesit stacionohen para Kuvendit

17:07 - 08/09/26
Para
“TDT & PARTNERS” na ka marrë rrugën!”/ Kallëzim penal dhe protestë nga 130 banorë kundër kompanisë së ndërtimit

“TDT & PARTNERS” na ka marrë rrugën!”/ Kallëzim penal dhe protestë nga 130 banorë kundër kompanisë së ndërtimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues
Aktualitet

Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues

17:37 - 08/09/26

Ka nisur me tensione protesta e sotme para Parlamentit, teksa ka filluar edhe seanca e parë plenare për këtë sesion...

Lexo më shumë
‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

17:22 - 08/09/26
Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

17:07 - 08/09/26
“Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen”, protestuesit stacionohen para Kuvendit

“Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen”, protestuesit stacionohen para Kuvendit

17:07 - 08/09/26
“TDT & PARTNERS” na ka marrë rrugën!”/ Kallëzim penal dhe protestë nga 130 banorë kundër kompanisë së ndërtimit

“TDT & PARTNERS” na ka marrë rrugën!”/ Kallëzim penal dhe protestë nga 130 banorë kundër kompanisë së ndërtimit

16:57 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com