GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“TDT & PARTNERS” na ka marrë rrugën!”/ Kallëzim penal dhe protestë nga 130 banorë kundër kompanisë së ndërtimit

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“TDT & PARTNERS” na ka marrë rrugën!”/ Kallëzim penal dhe protestë nga 130 banorë kundër kompanisë së ndërtimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e pallatit “Kika 1”, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, janë ngritur në protestë kundër kompanisë së ndërtimit “TDT & PARTNERS” sh.p.k. me pronarë Glendi Abdi, Dajlan Avdia dhe administrator Klejdi Ngjela, duke e akuzuar se po përdor në mënyrë të paligjshme rrugën private të kompleksit për kalimin e mjeteve të rënda të kantierit. Sipas banorëve, përdorimi i rrugës po shkakton bllokim të qarkullimit, dëmtime të infrastrukturës dhe shqetësime të vazhdueshme për komunitetin.

Banorët akuzojnë kompaninë se po sillet sikur rruga e kompleksit të jetë pjesë e kantierit të saj, ndërsa sipas tyre ajo është pronë që u shërben banorëve për hyrje-dalje dhe akses në parkime. Ata thonë se kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë po cenon përdorimin normal të pronës dhe po krijon rrezik për banorët, automjetet dhe mjetet e emergjencës.

Përplasja mes banorëve dhe kompanisë ka kaluar tashmë edhe në rrugë ligjore. Banorët dhe bashkëpronarët e kompleksit kanë depozituar kallëzim penal ndaj administratorit të “TDT & PARTNERS”, Klejdi Ngjela, ndaj shoqërisë si person juridik, si dhe ndaj drejtuesve dhe personave të tjerë përgjegjës që mund të identifikohen gjatë hetimit.

Në kallëzimin penal, banorët pretendojnë se sipërfaqja nëpër të cilën kalojnë mjetet e rënda nuk është rrugë publike, por pjesë e pronës së përbashkët dhe hapësirë funksionale e kompleksit. Ata thonë se kompanisë nuk i është paraqitur asnjë titull pronësie, servitut i regjistruar, marrëveshje me bashkëpronarët apo vendim gjyqësor që do ta autorizonte përdorimin e kësaj rruge.

 

 

Në dokumentacionin e kallëzimit kërkohet këqyrja urgjente e vendit, verifikimi i pronësisë dhe i çdo titulli ligjor që mund të ketë kompania për përdorimin e rrugës, si dhe kontrolli i plotë i dosjes së lejes së ndërtimit dhe dokumentacionit të kantierit. Banorët kërkojnë gjithashtu identifikimin e personave që kanë urdhëruar apo organizuar hyrjen e mjeteve të rënda dhe ekspertizë për përcaktimin e kufijve të pronës, dëmit të mundshëm dhe rrezikut të krijuar.

Përplasja ka marrë përmasa të konsiderueshme, pasi një kërkesë e datës 31 gusht 2026 rezulton e nënshkruar nga 130 banorë dhe i është drejtuar autoriteteve përgjegjëse. Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të ndaluar përdorimin e rrugës pa një bazë të qartë ligjore dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Në dokumentacionin e tyre ata kanë administruar edhe një shkresë të Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tiranë Jug, të datës 21 gusht 2026, së bashku me kartelën e pasurisë dhe fragmentin e hartës kadastrale, të cilat sipas tyre mbështesin pretendimin se bëhet fjalë për sipërfaqe funksionale të kompleksit.

Tashmë topi është në fushën e institucioneve, të cilat duhet të përcaktojnë nëse “TDT & PARTNERS” ka apo jo të drejtë ligjore të përdorë këtë hapësirë për aktivitetin e kantierit. Ndërkohë, banorët thonë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë betejën për atë që e konsiderojnë pronën e tyre të përbashkët.

gijotina.com/

Etiketa: kallezim penalKryesore1ptotesta

Lajme të lidhura

Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, valëvisin flamurin shqiptar mbi bustin e Skënderbeut
Aktualitet

Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, valëvisin flamurin shqiptar mbi bustin e Skënderbeut

10:02 - 19/10/26
Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra
Aktualitet

Pedagogu: Studentët janë heronj dhe jo shkatërrues, duhet të qëndrojmë deri në fund

09:54 - 19/10/26
Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!
Aktualitet

Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!

09:40 - 19/10/26
Para
“Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen”, protestuesit stacionohen para Kuvendit

"Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen", protestuesit stacionohen para Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, valëvisin flamurin shqiptar mbi bustin e Skënderbeut
Aktualitet

Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, valëvisin flamurin shqiptar mbi bustin e Skënderbeut

10:02 - 19/10/26

Një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” që në mëngjesin e sotëm, edhe pse protesta pritet të nisë...

Lexo më shumë
Profesori Lush Susaj: Zjarret janë të qëllimshme, Shqipëria po digjet nga paketa e maleve dhe lojërat e ndyra

Pedagogu: Studentët janë heronj dhe jo shkatërrues, duhet të qëndrojmë deri në fund

09:54 - 19/10/26
Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!

Gjimnazistët dhe studentët në protestë, habit Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht!

09:40 - 19/10/26
Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici

Shpërthim në Vlorë, i vihet tritol automjetit të administratorit të njësisë së Shushicës (Emri)

09:37 - 19/10/26
Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…

Rama kërcënon prindërit dhe studentët: Ju do të paguani faturën e djegies së Tiranës! Nuk ka më bursa…

09:01 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com