GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Paolo Zampollin, të dërguarin special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për Partneritetet Globale.

Zampolli ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite gjatë së cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore, politikës dhe aktorë të ndryshëm në Shqipëri.

Gjatë takimit me Presidentin Duka, diskutimi u përqendrua te roli që sporti dhe veçanërisht futbolli mund të luajnë në diplomacinë sportive, në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në promovimin e imazhit të një vendi në arenën globale.

Presidenti Duka e njohu të dërguarin special me zhvillimin e futbollit shqiptar gjatë viteve të fundit, transformimin e infrastrukturës sportive, rritjen e standardeve të organizimit dhe përfaqësimin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në kompeticionet dhe strukturat ndërkombëtare të futbollit.

Në këtë kontekst, u diskutua edhe rëndësia që ka përfaqësimi i Shqipërisë në institucionet drejtuese të futbollit europian dhe botëror.

Presidenti Armand Duka është një prej drejtuesve shqiptarë me përfaqësim të rëndësishëm në këto struktura, në detyrën e Zv. Presidentit të UEFA-s, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si edhe në FIFA, ku është anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare.

Paolo Zampolli vlerësoi kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit shqiptar dhe rolin e tij në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e sportit si një urë lidhëse mes vendeve dhe komuniteteve.

Në vijim të takimit, i dërguari special i Presidentit Trump zhvilloi edhe një vizitë në Shtëpinë e Futbollit, kompleksin modern sportiv të FSHF-së. Gjatë turit, Zampolli u njoh nga afër me ambientet dhe facilitetet që ofron kompleksi, duke shprehur përshtypjet e tij pozitive për investimin dhe standardet e infrastrukturës sportive.

Vizita në Shtëpinë e Futbollit i dha mundësinë Zampollit të shihte nga afër një prej projekteve më të rëndësishme të transformimit të futbollit shqiptar, që sot shërben si qendër e aktiviteteve të FSHF-së dhe si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin, edukimin dhe promovimin e futbollit në Shqipëri.

Takimi mes Presidentit Duka dhe Paolo Zampollit ishte një tjetër mundësi për të nënvizuar potencialin e sportit si instrument të diplomacisë, bashkëpunimit dhe promovimit ndërkombëtar, si dhe rolin që futbolli shqiptar mund të luajë në këtë drejtim.

 

Etiketa: Armand DukaPaolo Zampolli

Lajme të lidhura

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’
Sport

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

17:22 - 08/09/26
FSHF zbardh axhendën e kuqezinjve, zyrtarizohet miqësorja në Hungari
Sport

FSHF zbardh axhendën e kuqezinjve, zyrtarizohet miqësorja në Hungari

13:44 - 08/09/26
Champions League nis sonte me superduelin Real Madrid-Inter, Lautaro: Kemi armët tona për t’i mposhtur
Sport

Champions League nis sonte me superduelin Real Madrid-Inter, Lautaro: Kemi armët tona për t’i mposhtur

11:26 - 08/09/26
Para
Socialistët votojnë Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, opozita braktis sallën

Socialistët votojnë Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, opozita braktis sallën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Afati ka përfunduar”/ Kryetarët e gjykatave kërkojnë pagat: Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar
Breaking Views

“Afati ka përfunduar”/ Kryetarët e gjykatave kërkojnë pagat: Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar

19:31 - 08/09/26

Kryetarët e Gjykatave të Republikës së Shqipërisë në një mbledhje të organizuar ditën e sotme kanë bërë një reagim publik...

Lexo më shumë
Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë dhe Ksamil/ Gjykata lë në burg 20 persona, mes tyre dhe të huaj

Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë dhe Ksamil/ Gjykata lë në burg 20 persona, mes tyre dhe të huaj

19:22 - 08/09/26
Përplasje me policët para Kuvendit, tërhiqen zvarrë protestuesit, FNSH i bashkohet ‘Shqiponjave’

Përplasje me policët para Kuvendit, tërhiqen zvarrë protestuesit, FNSH i bashkohet ‘Shqiponjave’

19:20 - 08/09/26
Kadastra: Nga nesër nis kontrolli derë më derë për dokumentacionet e pronësisë

Kadastra: Nga nesër nis kontrolli derë më derë për dokumentacionet e pronësisë

19:08 - 08/09/26
Deputetët e bllokuar në Kuvend, Policia tenton të lirojë aksin, turma zhvendoset tek Ministria e Brendshme

Deputetët e bllokuar në Kuvend, Policia tenton të lirojë aksin, turma zhvendoset tek Ministria e Brendshme

18:54 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com