GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Socialistët votojnë Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, opozita braktis sallën

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Socialistët votojnë Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, opozita braktis sallën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klodiana Spahiu është emëruar ministre e Shëndetësisë dhe Evis Kushi është emëruar nënkryetare e re e Kuvendit me 79 vota pro.

Opozita ka braktisur sallën e nuk ka marrë pjesë në votim. Kushi ka zënë vendin e Klodiana Spahiut, e cila ka marrë drejtimin e Shëndetësisë pas largimit nga detyra të Evis Salës.

Pas votimit të Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, kryetari Niko Peleshi njoftoi mbylljen e seancës plenare.

Deputeti Flamur Noka lëshoi paralajmërime të forta ndaj ministres së re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, duke i bërë thirrje të refuzojë postin, Noka deklaroi se nëse ajo do të firmosë kontratat e sektorit të shëndetësisë, do të përballet me pasoja ligjore.

Ai e cilësoi qeverinë si një organizatë që e ka kthyer vendin në “tokë të djegur” dhe ka detyruar të rinjtë të largohen nga Shqipëria.

Sipas tij, mazhoranca është e rrethuar nga frika ndaj qytetarëve dhe e ka kthyer parlamentin në një strukturë që nuk përfaqëson më interesat e publikut.

“Në çdo sesion kur flasim e bëjnë një njeri që nuk jeton në Shqipëri të preket dhe të qajë, por një njeri që jeton në Shqipëri neveri dhe, me të parë gjë, fik televizorin, sepse nuk do që t’u shikojë bojën. A e dini ju se një fëmijë që ka qenë 5-vjeçar kur keni ardhur ju në Shqipëri, sot që është një 18-vjeçar 95% dëshiron që të largohet nga Shqipëria, sepse që kur keni ardhur në pushtet ua keni nxirë jetën. Zero empati kjo qeveri. Empati katili.

A mund të flasë katili për empati?! Ja pra, këta janë. Shqipërinë e keni kthyer në një tokë të djegur, prandaj nuk e gjen veten njeri këtu. Ju nuk jeni vetëm e keqja e këtij vendi, ju jeni mallkimi. E shikojmë të rrethuar parlamentin, pse në luftë jemi ne. Kujt i trembeni ju?! Qytetarëve. Kjo tregon që ju nuk përfaqësoni qytetarët, sepse keni frikë nga ata, ju përfaqësoni kartelët, kusarët. Jeni shndërruar në një bandë, kreu i organizatës kriminale ka frikë që të vijë. Ky parlament nuk meriton që të ekzistojë, por të shkrihet. Kanë sjellë bandat këtu, Troplinët këtu, Çelat atje…

Besa, po çfarë bese?! Besën ua ka dhënë Edi Rama Ergys Agasit dhe Belës. Këtyre ua keni dhënë besën ju, por shqiptarët kanë parë pabesi. Ju jeni bandë dhe kështu keni funksionuar për 13 vjet. Është GZ dhe për këtë nuk keni për të shpëtuar. Klodiana, do e firmosësh ‘fap-fap’ kontratën e KAYO-s të shëndetësisë, do të shkosh te vendi moj e gjorë. Klodiana, ulja në atë karrige të rrezikon kokën, mate dhe refuzoje.

Kemi qenë shokë shkolle dikur, prandaj më dhimbsesh të të shikoj. Refuzoje sa nuk është vonë. I keni orët e numëruara dhe vjeshta po vjen”, tha Noka.

 

Etiketa: Klodiana SpahiuKryesore1MinistreOpozitaParlament

Lajme të lidhura

“Afati ka përfunduar”/ Kryetarët e gjykatave kërkojnë pagat: Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar
Breaking Views

“Afati ka përfunduar”/ Kryetarët e gjykatave kërkojnë pagat: Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar

19:31 - 08/09/26
Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë dhe Ksamil/ Gjykata lë në burg 20 persona, mes tyre dhe të huaj
Aktualitet

Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë dhe Ksamil/ Gjykata lë në burg 20 persona, mes tyre dhe të huaj

19:22 - 08/09/26
Përplasje me policët para Kuvendit, tërhiqen zvarrë protestuesit, FNSH i bashkohet ‘Shqiponjave’
Breaking Views

Përplasje me policët para Kuvendit, tërhiqen zvarrë protestuesit, FNSH i bashkohet ‘Shqiponjave’

19:20 - 08/09/26
Para
Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi/ Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi

Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi/ Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Afati ka përfunduar”/ Kryetarët e gjykatave kërkojnë pagat: Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar
Breaking Views

“Afati ka përfunduar”/ Kryetarët e gjykatave kërkojnë pagat: Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar

19:31 - 08/09/26

Kryetarët e Gjykatave të Republikës së Shqipërisë në një mbledhje të organizuar ditën e sotme kanë bërë një reagim publik...

Lexo më shumë
Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë dhe Ksamil/ Gjykata lë në burg 20 persona, mes tyre dhe të huaj

Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë dhe Ksamil/ Gjykata lë në burg 20 persona, mes tyre dhe të huaj

19:22 - 08/09/26
Përplasje me policët para Kuvendit, tërhiqen zvarrë protestuesit, FNSH i bashkohet ‘Shqiponjave’

Përplasje me policët para Kuvendit, tërhiqen zvarrë protestuesit, FNSH i bashkohet ‘Shqiponjave’

19:20 - 08/09/26
Kadastra: Nga nesër nis kontrolli derë më derë për dokumentacionet e pronësisë

Kadastra: Nga nesër nis kontrolli derë më derë për dokumentacionet e pronësisë

19:08 - 08/09/26
Deputetët e bllokuar në Kuvend, Policia tenton të lirojë aksin, turma zhvendoset tek Ministria e Brendshme

Deputetët e bllokuar në Kuvend, Policia tenton të lirojë aksin, turma zhvendoset tek Ministria e Brendshme

18:54 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com