GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

102 ditë revoltë! Qytetarët nuk ndalen deri në dorëheqjen e Ramës, protestuesit ndryshojnë skenar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
102 ditë revoltë! Qytetarët nuk ndalen deri në dorëheqjen e Ramës, protestuesit  ndryshojnë skenar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike hyn sot në ditën e 102-të.

Qytetarët pritet të rikthehen sërish sot në protestë, ndërsa ajo që ndodhi të martën dha sinjale për një ndryshim të mënyrës së reagimit. Përveç marshimeve, protestuesit kaluan në bllokimin për disa minuta të kryqëzimeve dhe akseve të rëndësishme të Tiranës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Dita e 101-të nisi me grumbullimin pranë

Kuvendit, ku po zhvillohej seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar. Për më shumë se dy orë pati tensione dhe përplasje, ndërsa protestuesit hodhën vezë dhe domate në drejtim të disa automjeteve të deputetëve dhe efektivëve të Policisë.

Pas ndërhyrjes së Policisë për lirimin e zonës pranë Parlamentit, protesta nuk u mbyll. Qytetarët nisën marshimin nëpër Tiranë, duke ndryshuar disa herë destinacionin dhe duke u ndalur në kryqëzime, ku bllokuan përkohësisht trafikun.

Protesta u zhvendos më pas drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe Komisariatit nr. 6, ku qytetarët kërkuan lirimin e personave të shoqëruar gjatë incidenteve të ditës.

“Nuk jeni vetëm” dhe “Lironi shqipet”, ishin disa prej thirrjeve të protestuesve jashtë komisariatit. Gjatë mbrëmjes u lirua edhe gazetari Shpend Gashi, ndërsa gjatë ditës u raportua për rreth 20 persona të shoqëruar.

Kështu, dita e 102-të nis pas një proteste që të martën tregoi një dinamikë të re. Skenat e tensionit pranë Kuvendit janë parë edhe më herët, por bllokimi i kryqëzimeve dhe qëndrimi për minuta të tëra në rrugë përbënë elementin e ri të reagimit.

Dita e djeshme dha sinjalin e parë të këtij ndryshimi: jo vetëm marshim nga një institucion te tjetri, por qëndrim dhe bllokim të akseve të kryeqytetit. Nëse kjo mënyrë proteste do të përsëritet edhe në ditët në vijim, vjeshta mund të shënojë një kapitull të ri dhe më të tensionuar të protestës qytetare.

Rritet presioni ndaj Ramës/ Protesta në fazë të re,

 

Etiketa: protesteskenar

Lajme të lidhura

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian
Aktualitet

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

09:06 - 09/09/26
Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti
Aktualitet

Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti

08:53 - 09/09/26
Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet
Aktualitet

Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet

08:42 - 09/09/26
Para
Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet

Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian
Aktualitet

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

09:06 - 09/09/26

Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë pothuajse po aq...

Lexo më shumë
Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti

Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti

08:53 - 09/09/26
Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet

Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, policia jep detajet

08:42 - 09/09/26
102 ditë revoltë! Qytetarët nuk ndalen deri në dorëheqjen e Ramës, protestuesit  ndryshojnë skenar

102 ditë revoltë! Qytetarët nuk ndalen deri në dorëheqjen e Ramës, protestuesit ndryshojnë skenar

08:15 - 09/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com