GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Demokratët Evropianë: Policia reagoi ashpër ndaj protestuesve, me Ramën demokracia është në pikëpyetje

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Demokratët Evropianë: Policia reagoi ashpër ndaj protestuesve, me Ramën demokracia është në pikëpyetje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Demokratët Evropianë kanë reaguar për protestat e zhvilluara në Tiranë, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si autoritetet po menaxhojnë situatën. Në reagimin e tyre, ata përmendin edhe incidentet e ndodhura gjatë hyrjes së deputetëve në Kuvend, ku policia shihet duke shoqëruar qytetarët.

Demokratët Evropianë theksojnë se protestat kanë hyrë në ditën e 101-të radhazi dhe se pamjet e fundit janë thellësisht shqetësuese. Sipas tyre, janë shtuar ndalimet dhe reagimi i policisë është dukur disproporcionalisht i ashpër. Ata ngrenë gjithashtu pikëpyetje për persona pa uniforma që janë parë duke ndërhyrë gjatë protestave, duke kërkuar të sqarohet nëse bëhet fjalë për punonjës policie apo persona që veprojnë jashtë një zinxhiri të qartë përgjegjësie.

Sipas tyre, Shqipëria, si një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të garantojë respektimin e shtetit të së drejtës, të mbrojë liritë themelore dhe të sigurojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar, për të kundërshtuar dhe për të shprehur lirisht qëndrimet e tyre, jo ti dhunojë apo ushtrojë presion.

“Dje, ndërsa protestat në Tiranë hynë në ditën e tyre të 101-të radhazi, imazhet që na arritën u bënë thellësisht shqetësuese. Ndalimet u rritën, reagimi i policisë dukej në mënyrë disproporcionale i ashpër dhe njerëz pa uniforma të dukshme u panë duke ndërhyrë, duke ngritur pyetje serioze nëse ata ishin oficerë policie apo individë që vepronin jashtë çdo zinxhiri të qartë llogaridhënieje.

Kjo vjen pas bllokimit dhe kufizimit të llogarive të mediave sociale të lidhura me protestat javën e kaluar, një shqetësim i mëtejshëm për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion. Nën udhëheqjen e Edi Ramës, Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve të saj demokratike. Një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të forcojë sundimin e ligjit, të mbrojë liritë themelore dhe të garantojë të drejtën për të mos u pajtuar, për të protestuar dhe për të folur lirisht”, theksojnë Demokratët Evropianë.

pde

 

Etiketa: demokracieuropianeRama

Lajme të lidhura

Zjarri përfshin zonën e Bagos në Kavajë dhe flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri përfshin zonën e Bagos në Kavajë dhe flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri

13:41 - 09/09/26
Pas Tiranës, edhe gjykatat në Fier, Lushnjë dhe Vlorë bojkotojnë shërbimet dhe seancat gjyqësore
Aktualitet

Pas Tiranës, edhe gjykatat në Fier, Lushnjë dhe Vlorë bojkotojnë shërbimet dhe seancat gjyqësore

13:20 - 09/09/26
Rama mbron Iris Luarasin dhe sulmon Demokratët Europianë: Dembelë! Si nuk keni turp…
Aktualitet

Rama mbron Iris Luarasin dhe sulmon Demokratët Europianë: Dembelë! Si nuk keni turp…

13:01 - 09/09/26
Para
“Rama dhe Yeffet trafikantë armësh”/ PD: Do kërkojmën ndihmën e ndërkombëtarëve për  zbardhjen e aferës

“Rama dhe Yeffet trafikantë armësh”/ PD: Do kërkojmën ndihmën e ndërkombëtarëve për zbardhjen e aferës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri përfshin zonën e Bagos në Kavajë dhe flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri përfshin zonën e Bagos në Kavajë dhe flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri

13:41 - 09/09/26

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme zonën e Bagos në Kavajë, ndërsa janë disa vatra aktive në pika të...

Lexo më shumë
Pas Tiranës, edhe gjykatat në Fier, Lushnjë dhe Vlorë bojkotojnë shërbimet dhe seancat gjyqësore

Pas Tiranës, edhe gjykatat në Fier, Lushnjë dhe Vlorë bojkotojnë shërbimet dhe seancat gjyqësore

13:20 - 09/09/26
Rama mbron Iris Luarasin dhe sulmon Demokratët Europianë: Dembelë! Si nuk keni turp…

Rama mbron Iris Luarasin dhe sulmon Demokratët Europianë: Dembelë! Si nuk keni turp…

13:01 - 09/09/26
“Rama dhe Yeffet trafikantë armësh”/ PD: Do kërkojmën ndihmën e ndërkombëtarëve për  zbardhjen e aferës

“Rama dhe Yeffet trafikantë armësh”/ PD: Do kërkojmën ndihmën e ndërkombëtarëve për zbardhjen e aferës

12:52 - 09/09/26
Demokratët Evropianë: Policia reagoi ashpër ndaj protestuesve, me Ramën demokracia është në pikëpyetje

Demokratët Evropianë: Policia reagoi ashpër ndaj protestuesve, me Ramën demokracia është në pikëpyetje

12:22 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com