GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama dhe Yeffet trafikantë armësh”/ PD: Do kërkojmën ndihmën e ndërkombëtarëve për zbardhjen e aferës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama dhe Yeffet trafikantë armësh”/ PD: Do kërkojmën ndihmën e ndërkombëtarëve për  zbardhjen e aferës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me audiopërgjimin e publikuar nga Arben Ahmetaj, në të cilin ngriheshin pretendime për trafik ndërkombëtar armësh.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, deklaroi se pas audiopërgjimit, as Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, as Edi Rama nuk kanë dhënë shpjegime dhe nuk kanë marrë përgjegjësi për pretendimet e bëra publike.

Sipas tij, ky është një biznes i Ramës dhe Ron Yeffet, për të cilin ai thotë se është një skemë e mirëmenduar dhe një plan për punë të pisëta që në krijimin e KAYO-s.

Ai shton se, përderisa deri më tani SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, do të apelojnë rastin te partnerët ndërkombëtar që të hedhin dritë mbi këtë aferë.

Deklarata e plotë:

Sot është dita e dytë që Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, vijon të qëndroje në detyrë edhe pse është dëshmuar si shërbëtor i Roni Yeffet, mikut të Edi Ramës, i ngarkuar me mbarimin e ‘punëve të pisëta’, mes të cilave dhe trafik ndërkombëtar armësh.

Sot është dita e dytë që Edi Rama mbron këtë aferë, këtë skandal të rëndë duke mos dhënë asnjë shpjegim, duke mos marrë asnjë përgjegjësi, edhe pse publiku mësoi se dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të armëve.

Sot është dita e dytë që SPAK, krijuar pikërisht për të hetuar denoncime e krime të rënda si ky, hesht dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Nëse Ermal Nufi e ka vendosur ta përfshihet në krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i armëve, nëse Edi Rama e mbron këtë aferë deri në fund, dhe nëse SPAK hesht, kjo është një ditë e errët për Shqipërinë.

Si vend anëtar i NATO-s, dëshmia që publikoi Arben Ahmetaj, duhej të kishin sjellë reagim dhe masa të menjëhershme. Trafiku ndërkombëtar i armëve që përfshin qeverinë, është jo vetëm cënim i sigurisë tonë kombëtare, por edhe cënim i sigurisë së Aleancës.

Dhe kjo nuk mund të kalojë në heshtje dhe nuk mund të mbulohet edhe pse për mediat kombëtare të kontrolluara nga Edi Rama nuk përbën lajm.

Këto nuk janë mollë dhe dardha që njerëzit e Edi Ramës i hanë fshehurazi pas kurrizit të tij. Janë biznesi i Edi Ramës. Ndryshe, nëse ai nuk do të ishte i përfshirë, Nufi do ishte shkarkuar dhe Roni do ishte larguar.

E vërteta është se kemi të bëjmë me një skemë të mirëmenduar dhe një plan për punë të pisëta që në krijimin e KAYO-s, ndërmarrja gjasme shtetërore e armatimit që në fakt kontrollohet nga miku izraelit i Kryeministrit.

Partia Demokratike do të kërkojë transparencë për këtë megaskandal. Ne kemi kërkuar hetim parlamentar, do të nxisim drejtësinë të bëjë detyrën që i takon, dhe do të apelojmë partnerët të angazhohen për zbardhjen e kësaj afere të rëndë.

Narkoshteti i vetëm në Europë, që merret dhe me trafik ndërkombëtar armësh, duhet ndalur.

Etiketa: rama yeffetTrafik

Lajme të lidhura

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës
Breaking Views

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Para
Rama mbron Iris Luarasin dhe sulmon Demokratët Europianë: Dembelë! Si nuk keni turp…

Rama mbron Iris Luarasin dhe sulmon Demokratët Europianë: Dembelë! Si nuk keni turp…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com