Deputeti demokrat Saimir Korreshi është përplasur me Ulsi Manjën, ndërsa në Komisionin e Ligjeve diskutohej një projektligj për inteligjencën artificiale.
Korreshi është shprehur me tone të ashpra, duke thënë se, ndërsa flitet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin, në terren mungojnë kushtet bazë, madje edhe kompjuterët. Ai solli si shembull edhe nënën e tij, e cila, sipas tij, nuk di ende të përdorë pultin e televizorit, aq më pak të përdorë e-Albania.
Debatet
Korreshi: Jemi me brekë të grisura dhe po kalojmë te nota A. Ndërkohë, në terren s’ka një kompjuter. Po të vesh te njësitë tona administrative, vëmë ombrellë që mos ta kapë shiu kompjuterin. Janë katastrofë, ke turp të hysh, ju thoni inteligjencë artificiale. Atje nuk punon mërrokulla.
Manja: Mbarove me pyetjet, besoj, se e bëre diskutim. Do t’i rregullojmë, ke pyetje të tjera.
Korreshi: Sa shpejt u lodhe?
Manja: Jo, nuk u lodha.
Korreshi: Hyn deputeti dhe nuk punon asnjë kompjuter. Nuk ndizet. Ajo plaka ime nuk di të punojë pultin e TV, jo më të hyjë te e-Albania, thotë: “Lëre te ky kanal dhe mos e luaj.” Email-et tona, keni ndërruar 17 herë variant, unë s’di ta ngas. Mban përgjegjësi ky shtet.










Discussion about this post