Në ditën e 103-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, ku nuk kanë munguar ironia dhe kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndër pankartat e shfaqura gjatë protestës janë: “Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta.
Hemodializa u bë biznes, po na merret kjo jetë”,
“5.3 miliardë lekë zhduken me fatura pa vlerë”,
“SPAK, zgjohu e vepro, mos i mbyll sytë këtë herë”, “Demokracia nuk është monolog”, “17:00 – Prani Besnike, 24/7 probleme publike”.
Pankartat pasqyrojnë temat kryesore të protestuesve, nga akuzat për korrupsion dhe abuzim me fondet publike, te kërkesat për një reagim më të fortë të institucioneve të drejtësisë.










Discussion about this post