GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditën e 103-të të protestës, mesazhi nga sheshi këtë herë ishte i drejtuar veçanërisht ndaj të rinjve.

Një prej protestuesve u bëri apel që të mos lejojnë përplasjet mes tyre të zbehin qëllimin e kauzës dhe unitetin e krijuar gjatë javëve të protestës.

Duke iu drejtuar brezit të ri, ai kërkoi që debatet dhe konfliktet e momentit të mos kthehen në një pengesë për lëvizjen.

“Mos u përçani dhe mos lejoni që përplasjet t’ju marrin atë që keni ndërtuar në 103 ditë rezistencë. Një debat i çastit nuk duhet të rrëzojë besimin që një komb ka te rinia e tij”, u shpreh ai.

Protestuesi e cilësoi ruajtjen e bashkimit si një nga sfidat më të rëndësishme të këtij momenti, duke u kërkuar të rinjve të qëndrojnë krah njëri-tjetrit.

“Ju nuk jeni armiq, por bij të së njëjtës Shqipëri. Ne, të moshuarit që ju kemi mbështetur, duam t’ju shohim krah për krah dhe jo duke u përplasur. Historia nuk do të kujtojë kush bërtiti më fort kundër tjetrit, por kush pati forcën të qëndrojë bashkë në një moment vendimtar”, tha ai.

Në vijim të fjalës së tij, ai iu referua edhe rolit të të rinjve në të ardhmen e vendit, duke i nxitur të mos humbin fokusin dhe të ruajnë shpresën.

“Rinia duhet të ndizet nga shpresa. Mos e humbni kauzën. Bashkohuni dhe vazhdoni përpara, sepse Shqipëria ka nevojë për një rini që bashkon dhe jo për një rini që përçahet. Bëhuni krenarë”, u shpreh protestuesi.

Në fund, mesazhi i tij ishte edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Ai i ftoi pjesëtarët e diasporës të rikthehen në Shqipëri, duke e përshkruar vendin si një nënë që po përballet me një situatë të rëndë.

“Diasporë, kthehu te nëna. Mbi trupin e saj është bërë gjëma”, ishte apeli i tij.

 

Etiketa: Apeli i të moshuaritDita 103protesta

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com