GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas barazimit 1-1 në Champions League dhe vendimit të papritur të trajnerit İsmail Kartal për të ofruar dorëheqjen, presidenti i Fenerbahçe-s, Aziz Yıldırım, ka dalë në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme për mediet. Yıldırım ka bërë të qartë se dorëheqja nuk pranohet dhe se Kartal do të vijojë detyrën.

“Unë jam më i madhi këtu, i thashë do të vazhdosh dhe pikë!”

Yıldırım konfirmoi se asnjë nga bordi nuk kishte dijeni për vendimin e teknikut, i cili erdhi si pasojë e presionit të madh dhe një incidenti ku u godit me një shishe në kokë nga tribuna.

“İsmail Kartal është në krye të detyrës. Unë jam më i madhi këtu (mbi të). I thashë ‘do të vazhdosh’ dhe mbaroi! Ne jemi një familje. Deri në ditën që unë të largohem nga ky klub, ai do të jetë trajneri ynë,” deklaroi prerë Yıldırım.

Kritika të ashpra ndaj medieve dhe rrjeteve sociale

Presidenti i verdhezinjve nuk i kursye akuzat ndaj analistëve në YouTube, televizion dhe gazetarëve, duke i akuzuar ata për “tradhti” ndaj vlerave të klubit. Ai kujtoi se Fenerbahçe u rikthye në Champions League pas 18 vitesh pikërisht nën drejtimin e Kartal-it.

Yıldırım dënoi ashpër hedhjen e shishes ndaj trajnerit: “Thotë se po merr ilaçe nga stresi. Edhe unë po marr 30 ilaçe! Është turp, ai është djali i këtij klubi.”

Ai kritikoi bumin e thashethemeve për transferime, duke kujtuar se klubi duhet të largojë 10-15 lojtarë të huaj për shkak të rregullave dhe se askush nuk mendon për buxhetin.

“Ne thamë që do të kualifikohemi në Champions dhe ia dolëm. Tani ju them se në muajin maj do të jemi kampionë!”

Etiketa: doreheqjefenerbahcePresident

Lajme të lidhura

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League
Sport

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh
Sport

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Para
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

11:11 - 11/09/26

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com