GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një emigrant shqiptar, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së nesërme ka denoncuar bllokimin e autokolonës në Mal të Zi.

Në një prononcim për News24, ai tha se prej rreth katër orësh ndodhet i bllokuar në pikën kufitare në Nikshiq, pa marrë, sipas tij, asnjë shpjegim për arsyen e ndalimit.

“Jemi bllokuar këtu në Mal të Zi, në Nikshiq, prej 4 orësh. Nuk na është dhënë asnjë informacion se pse jemi bllokuar. Autoritetet malazeze janë urdhër, dhe nga kush janë urdhëruar? Përveç Edi Ramës, se po vimë në protestë”, tha ai.

Shqiptari tregoi se disa automjete janë ndaluar dhe se pjesëtarë të tjerë të autokolonës kanë zgjedhur pika të ndryshme kufitare, me qëllim që të shmangin bllokimet.

“Janë disa makina që janë ndaluar. Nuk e di, se jemi shumë. Ndaj disa prej nesh kemi zgjedhur pika kufitare të ndryshme, që mos të bllokohemi”, u shpreh ai. Ai tha se arsyeja e largimit të tij nga Shqipëria lidhet me mungesën e mundësive dhe kërkoi një vend ku punësimi të bazohet te aftësitë dhe jo te lidhjet.

“Ne duam një vend të drejtë demokratik, që gjen punën përmes aftësive dhe jo mes lekut dhe mikut. Ndaj kam ikur. Shumica e shokëve të mi, që kemi qenë në shkollë bashkë, janë diplomuar dhe nuk kanë gjetur punë”, deklaroi ai.

Ndërsa pret të marrë një përgjigje nga autoritetet për lejimin e hyrjes në Shqipëri, ai tha se asnjë pengesë nuk do ta ndalojë të marrë pjesë në protestë.

“Por me asnjë formë nuk do të na ndalojë Edi Rama që do të hyjmë në vendin tonë. Do të vazhdojmë, do të ndjekim rrugë ilegale. Do të hyjmë dhe vijmë maleve. Ne kemi ikur me gomone e kamionë drejt Anglisë, jo më në Shqipëri!”, tha ai. Diaspora pritet t’i bashkohet protestës së nesërme në Tiranë.

 

Etiketa: BllokimMal i ziprotesteRama

Lajme të lidhura

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

20:45 - 11/09/26
Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi
Aktualitet

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

20:31 - 11/09/26
Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar
Aktualitet

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

20:26 - 11/09/26
Para
Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

20:45 - 11/09/26

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë drejt Ambasadës së Malit të Zi në Tiranë. Marshimi do...

Lexo më shumë
Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

20:31 - 11/09/26
Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

20:26 - 11/09/26
Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

20:25 - 11/09/26
“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

19:56 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com