GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës.

Kapiteni i “Dardanëve” e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rrahmani ka deklaruar se nuk do të luajë më për Kosovën për sa kohë Federata e Futbollit të Kosovës drejtohet nga personat aktualë.

Qendërmbrojtësi i Napolit ka kritikuar ashpër situatën në FFK dhe mënyrën se si janë trajtuar problemet e lojtarëve.

“Pas 10 viteve në Kombëtare, nga të cilat 7 vite si kapiten, ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kosovës përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktualë”, shkroi Rrahmani.

Ai pretendon se ka pasur kundërshtime të vazhdueshme dhe mungesë të njerëzve kompetentë për të adresuar shqetësimet e futbollistëve.

Rrahmani thotë gjithashtu se, në vend të mbështetjes, ka përjetuar sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara gjatë dy viteve të fundit.

“Drejtësia do ta vërtetojë një ditë”, ka deklaruar kapiteni në mesazhin e tij.

Gjatë ditës së sotme u raportua gjithashtu se Rrahmani ka angazhuar firmën ligjore Hodaj & Partners për ta përfaqësuar lidhur me pretendimet për cenim të reputacionit të tij.

Rrahmani ishte pjesë e Kosovës që prej vitit 2016, pasi më parë kishte përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.

Në shtatë vitet e fundit ai mbajti shiritin e kapitenit, pas pensionimit të Samir Ujkanit.

Në total, mbrojtësi ka zhvilluar 66 ndeshje me Kosovën dhe ka shënuar shtatë gola.

Në nivel klubesh, Rrahmani është pjesë e Napolit dhe ka fituar dy herë titullin kampion në Serie A, në vitet 2023 dhe 2025.

Pensionimi i tij përbën një goditje të madhe për Kosovën, e cila humbet kapitenin dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj.

 

Etiketa: Kosovarrahmani

Lajme të lidhura

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë
Sport

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

21:04 - 11/09/26
Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje
Sport

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

18:41 - 11/09/26
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi
Sport

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

18:03 - 11/09/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com