GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Prishtinë zhvillohet sot “Marshi për Liri”, një tubim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Marshimi zhvillohet vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Marshi është parashikuar të nisë nga sheshi “Skënderbeu”, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur që prej orëve të para në qendër të Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se transporti publik në kryeqytet do të jetë falas gjatë ditës së sotme. Transport falas drejt Prishtinës është organizuar edhe nga qytete të tjera të Kosovës për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në marsh.

Në prag të aktgjykimit të 16 shtatorit

Marshi, i organizuar nga lëvizja qytetare “Liria ka Emër”, zhvillohet në fazën përfundimtare të procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 16 shtatorin si datën për shpalljen e aktgjykimit, pas më shumë se tre vitesh nga nisja e gjykimit.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat të katër të pandehurit i kanë mohuar.

Në programin e marshit janë parashikuar fjalime nga kryetarët e PDK-së dhe AAK-së, Bedri Hamza dhe Ardian Gjini, si dhe nga përfaqësues të “Liria ka Emër”, shoqatave të dala nga lufta dhe familjeve të dëshmorëve. Tubimi pritet të shoqërohet edhe me këngë patriotike.

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Marshi për Liri” nuk është tubimi i parë i këtij lloji në Kosovë. Në prill 2023, një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe duke shprehur përkrahje për luftën e UÇK-së.

Një tjetër tubim i madh u zhvillua më 17 shkurt 2026, në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, me marshimin “Drejtësi, jo politikë”.

Ndërkohë, procesi në Hagë ka kaluar në të gjitha fazat kryesore të gjykimit. Prokuroria përfundoi paraqitjen e çështjes në prill 2025, ndërsa mbrojtja e përfundoi rastin në dhjetor të po atij viti. Deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt 2026.

Shpallja e aktgjykimit ishte parashikuar më herët, por u shty. Në korrik, Dhomat e Specializuara njoftuan se verdikti do të shpallej më 16 shtator, duke e lidhur shtyrjen me kompleksitetin e çështjes dhe volumin e madh të provave.

Në aktakuzë, prokuroria pretendon se katër ish-krerët e UÇK-së mbajnë përgjegjësi penale për krime të kryera në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë gjatë periudhës së luftës.

Aktakuza përfshin gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte. Prokuroria ka kërkuar dënim me nga 45 vite burgim për secilin prej të akuzuarve.

Të katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan në nëntor 2020 dhe u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.

Aktgjykimi i 16 shtatorit pritet të jetë një prej vendimeve më të rëndësishme të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të krijuara në vitin 2015 për shqyrtimin e rasteve që lidhen me pretendime për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999.

Etiketa: KosoveMarshi per liritubim

Lajme të lidhura

Mesazhet e qytetarëve përmes pankartave në Kosovë: Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë
Aktualitet

Mesazhet e qytetarëve përmes pankartave në Kosovë: Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë

16:33 - 12/09/26
Bedri Hamza thirrje gjyqtarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator për krerët e UÇK-së
Aktualitet

Bedri Hamza thirrje gjyqtarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator për krerët e UÇK-së

16:20 - 12/09/26
Protesta kundër qeverisë/ Emigrantët mbërrijnë me autokolona për t’iu bashkuar qytetarëve në shesh
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Emigrantët mbërrijnë me autokolona për t’iu bashkuar qytetarëve në shesh

16:09 - 12/09/26
Para
Protesta kundër qeverisë/ Emigrantët mbërrijnë me autokolona për t’iu bashkuar qytetarëve në shesh

Protesta kundër qeverisë/ Emigrantët mbërrijnë me autokolona për t’iu bashkuar qytetarëve në shesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mesazhet e qytetarëve përmes pankartave në Kosovë: Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë
Aktualitet

Mesazhet e qytetarëve përmes pankartave në Kosovë: Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë

16:33 - 12/09/26

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Prishtinë në kuadër të “Marshit për Liri”, duke shprehur mbështetjen e tyre për...

Lexo më shumë
Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së

Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së

16:27 - 12/09/26
Bedri Hamza thirrje gjyqtarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator për krerët e UÇK-së

Bedri Hamza thirrje gjyqtarëve të Hagës: Mendoni për pasojat, para se të vendosni më 16 shtator për krerët e UÇK-së

16:20 - 12/09/26
Protesta kundër qeverisë/ Emigrantët mbërrijnë me autokolona për t’iu bashkuar qytetarëve në shesh

Protesta kundër qeverisë/ Emigrantët mbërrijnë me autokolona për t’iu bashkuar qytetarëve në shesh

16:09 - 12/09/26
“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

15:27 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com