Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar sërish që SPAK t’i drejtohet Kuvendit me një tjetër kërkesë për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut si deputete dhe dhënien e masës së arrestit ndaj saj.
Në një reagim në rrjete sociale, ai ka nxjerrë një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, i cili mbronte Ballukun, ku theksonte se nëse do të votojnë për heqjen e imunitetit të saj duhet të akuzohej për korrupsion, pastrim parash apo fshehje pasurie dhe jo thjesht për shkelje të barazisë në tendera.
Bardhi thotë se tani këto akuza të tjera rëndojnë ndaj Ballukut dhe se alibia e kryeministrit për ta mbrojtur politikisht atë ka rënë, ndaj Prokuroria e Posaçme duhet t’i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit të saj.
“DITA 2
Korrupsion +
Pastrim parash +
Fshehje pasurie.
Tre akuza të reja, siç i kërkonte Edi Rama në mars për Belinda Ballukun, sepse shkelja e barazisë në 8 tendera me vlerë 1.2 miliardë euro, nuk e bindte për të votuar heqjen e imunitetit për arrestimin e saj.
Tani që edhe alibia e Edi Ramës ka rënë, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut?
Edhe sa vila apo pasuri të tjera të fshehura duhet të zbulohen që drejtuesi i SPAK të zbatojë ligjin?
Apo “Aleanca e Valamarit” është më e fortë se ligji”, shkruan Bardhi.










Discussion about this post